Top News-‘Ndërtimi sulmohet se është i suksesshëm’. Rama: Akuzat për pastrim parash, të neveritshme
09/04/2026 16:35

Akuzat e opozitës në Kuvend për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, kanë tingëlluar në veshët e shefit të ekzekutivit, Edi Rama si një baltosje e pamerituar dhe e pavërtetë. Gjatë një bashkëbisedimi për sipërmarrjen, Rama ngriti në piedestal transformimin e sektorit të ndërtimit, që sipas tij pavarësisht goditjeve, sulmeve dhe baltës ka arritur të jetë i mjaft suksesshëm. “Sektori i ndërtimit sjell shumë të mira, por nga ana tjetër si çdo gjë në këtë vend që sulmohet kur shfaqet me sukses, është një sektor që merr në mënyrë të vazhdueshme goditje, sulme, baltë që lëndon një numër të madh protagonistësh. As nuk e vë në diskutim që edhe në sektorin e ndërtimit, përfshirë edhe vende që na bëjnë leksione ne, ka probleme dhe problemet këtu në Shqipëri janë më të mprehta në disa raste se ç’janë në vende të tjera. Jo çdo gjë në sektorin e ndërtimit është e pastër, qartë si drita e diellit dhe e çmuar si djersa e dhjetëra mijëra njerëzve që i japin jetë këtij sektori. Por që këtë sukses, këtë transformim që sektori i ndërtimit e bën të dukshëm menjëherë sa dikush vjen në Shqipëri, ta fusim në kornizën e krimit, është diçka e neveritshme dhe e papranueshme.” Ndër të tjera, Rama dënoi mesazhet që eksponentë të Partisë Demokratike japin në mediat ndërkombëtare, që sipas tij nuk është gjë tjetër veçse një tentativë e dështuar për të fituar betejën politike.

Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09
Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45
Top Channel/ Protestën e vijon PD në Kuvend! Përplasje gjatë seancës. Opozita bllokon foltoren
29/10 12:44
Top Channel/ Përjashtohen deputetët e PD, ndezën flakadanë e bllokuan foltoren e parlamentit
29/10 12:13
Top channel/ Vijojnë tensionet në Kuvend, Peleshi përjashton 4 deputetë të PD-së
29/10 12:04
Top channel/ Kryeministri Rama largohet nga parlamenti, deputetët e PD hedhin sende të forta
29/10 11:36
Top channel/ Tensionet në Kuvend, Kuvendi miraton me 84 vota pro pr/ligjin për Bankën e Shqipërisë
29/10 11:28
Top Channel/ Tension në Kuvend, deputetët e PD ndezin flakadanë, kaos në sallë
29/10 11:16