Pas kapjes së ngarkesës me mbetje të rrezikshme në portin e Vlorës, ditën e sotme Prokuroria e Vlorës ka vendosur bllokimin e tragetit të linjës Brindisi-Vlorë. Ndërkohë thuhet se në terren po kryhen edhe inspektimet e nevojshme në lidhje me mbetjet e rrezikshme që ishin brenda tragetit.