Detaje të reja kanë dalë në dritë nga bllokimi i tragetit në portin e Vlorës ku në të kishte mbetje të rrezikshme për njerëzit. Mbetjet dilnin nga trageti përmes një biznesi të autorizuar për t’u futur në port, nxirreshin mbetjet e rrezikshme dhe groposeshin në një pikë grumbullimi të mbetjeve të portit me bazë në Vlorë.