Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur orët e paradites së të hënës në Vlorë. Ngjarja ndodhi në zonën e Skelës, pranë filialit të një banke dhe shënjestër e sulmit ishte menaxheri i një supermarketi në qytet, i cili nën kërcënimin e armës ka lënë në tokë shumën e parave, të cilen e kishte me vete.