Koronavirusi nuk po trondit vetëm njerëzit, por edhe ekonominë në Itali: dëmet e tij mund të jenë shumë të mëdha. Nga e hëna, thonë mediat vendase, me zyrat qeveritare, dyqanet e fabrikat e mbyllura në vatrat e infeksionit, Italia do të nisë të llogarisë dëmet ekonomike të shkaktuara nga epidemia. Lombardia dhe Veneto vlejnë sa 31% e PBB-së në vendin fqinj, e siç raporton la Repubblica, ndonëse për momentin është e vështirë të dilet me një bilanc të saktë të dëmeve, humbjet do të jenë të mëdha, duke llogaritur se kompanitë e Codogno sdhe Casalpusterlengos – dy nga komunat që përfunduan në karantinë në Lombardi – faturojnë të vetme rreh 1.5 miliardë euro në vit.