Vilson Kilica sonte në Exclusive/ Një dokumentar për veprën e mjeshtrit të pikturës
14/02/2021 13:13

“E mendoj pikturën… por më mungon. Dhe e mendoj ..pak”, thotë Vilson Kilicia. “Për herë të parë, mund të themi që në Shqipëri bëhet prezent piktura monumentale, si një moment vjen pikërisht nga të rejat që solli grupi i studentëve ose i artistëve të studiuar në vendet e demokracisë kundrejt asaj që gjetën në Shqipëri…”, shton piktori Edi Hila. Artisti dhe piktori Ksenofon Dilo thekson më tej: “Vilsoni kishte një të njohur ruse, unë shkova në shtëpinë e saj kur shkova në Leningrad dhe kishte në shtëpinë e saj punë të Vilsonit të varura, pra dhe në Leningrad ka punë të tij. Ata u martuan po ajo iku pastaj dhe nuk u kthye më…” Në një regjistrim të vitit 2013, Ismail Kadare dëgjohet të thotë: “Na ka njohur zhgënjimi, mërzia.. Ende nuk është pasqyruar në artet tona koha e konfliktit të Shqipërisë me kampin socialist, ana lirike e saj.. e trishtë.. Ajo e mërzisë. Vetvetiu na afronte ajo e keqe e përbashkët. Dhe në këto kushte kam njohur dhe Vilsonin…” Ndërsa në perëndim ka hyrë epoka e Realizmit të Ri, me një brez të ri artistësh që i hapën dyert artit modern, në lindje, periudha e Realizmit Socialist kishte kufizime të mëdha. Çfarë do të bënte kjo pjesë tjetër e botës e ndarë tashmë përgjysëm, ku piktura e arte të tjera pamore do i shërbenin ideologjisë? Arti është një kënaqësi e madhe për njeriun. Ndaj dhe pse e ndiente atë kufizim, atë stres ideologjik, Kilica, në studio ..krijonte diçka që i rrëshqiste kohës. Nevoja për art është për njeriun, gati, si nevoja për t’u ushqyer. Sepse pa art, njeriu vdes nga mërzia….

Top Channel/Arti hap Vilën 31! Instalacione dhe kujtesë historike, hapet vila e famshme e komunizmit
20/03 15:31
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27
Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
DIGITALB DIGITALB