Në këtë episod të Pushime on Top do të takohemi me ata që dasmat i qajnë. Në dy intervistat e para do të njiheni me jetën, planet për muzikë të y këngëtarëve të mirënjohur Era Rusi si dhe Erik Lloshi, të cilët përveç rrymave moderne muzikore, dinë të këndojnë dhe këngët popullore më së miri. E së fundmi, në pjesën e tretë të programit do të njiheni me Vila Ranch në Gjilan, një ambient ku dasma juaj do të bëhet padyshim e paharrueshme. Ju nuk ka nevojë të shqetësoheni për asgjë, pasi që nga dekori, fustani, arredimi, lulet e gjithçka tjetër, kujdeset Vila Ranch. Zbulojmë risitë e sezonit të verës: nga veriu në jug dhe përtej kufijve; aventurat, historitë dhe personazhet e momentit nga data 22 qershor në ekranin e Top Channel. Eni Shehu dhe Lei Kraja ju shoqërojnë në programin më jetëgjatë të promovimit të turizmit!