Bulqizë- Në qytetin e Bulqizës fijon të zbatohen me përpikmëri masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë të gjithë lokalet vijojnë të mbyllur. Prej orës 6 të mëngjesit policia ka vijuar punën për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve. Sot në Bulqizë lëvizja e banorëve është shume e reduktuar, ajo ç’ka vërehet më shumë se njerëzit janë qentë në rrugët e qyteti ku tashmë janë kthyer në një rrezik për banorët.