Atmosfera festive e Ditës së Pavarësisë vijon në qytetin e Fierit. Dhjetëra qytetarë me flamuj në makinat e tyre kanë bërë një paradë në qendër të qytetit duke u ndjekur nga grupmosha të ndryshme. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihen makinat e zbukuruara me flamurin shqiptar, ndërsa në sfond dëgjohen këngë patriotike.