Një delegacion i ODIHR-it u takua me dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Vizita e tre përfaqësuesve të ODIHR-it në ambjentet e kryesisë së kuvendit, erdhi vetëm një javë para se të prezantohet një projektligj mjaft i rëndësishëm që ka të bëjë me financimin e partive politike.