Në 1 Maj, ndërsa bota proteston për të drejtat e punëtorëve, në Shqipëri kjo ditë duket më shumë si pushim sesa reagim. Ky investigim hedh dritë mbi rolin e sindikatave, të cilat akuzohen se janë larg misionit të tyre dhe të afërta me politikën. Nga dekorimi i politikanëve deri te menaxhimi i pronave të trashëguara, lind pyetja: a janë kthyer drejtuesit e sindikatave në biznesmenë? Zëra kritikë kërkojnë “veting” dhe hetim për aktivitetin e tyre, ndërsa vetë sindikatat pranojnë hapur ndarjen politike. Në fund, mbetet dilema kryesore se kush i përfaqëson realisht punëtorët sot?