Veseli pyetet në Hagë/ “Lufta e UÇK, përballje me spastrimin etnik që synonte Serbia
10/12/2019 19:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të martën se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik. Veseli i bëri këto komente për gazetarët në Hagë, ku të martën përfundoi intervistimin para Prokurorisë së Specializuar për krime të luftës në Kosovë. “Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik, të cilin e ka synuar Serbia që ta bëjë në Kosovë”, tha Veseli. Veseli, i cili ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, nuk tregoi se në çfarë cilësie është intervistuar nga prokurorët në Hagë, por tha se ashtu siç ka premtuar, edhe është paraqitur për intervistim para Prokurorisë. Dhomat e Specializuara, deri më tani, kanë ftuar mbi 100 persona për intervistim, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të UKÇ-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës. Në mesin e tyre: Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja dhe Ramush Haradinaj. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011. Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri më 2000.

Top Channel/ Vuçiç: Do mbrohemi nga shqiptarët! Do blejmë armë kineze
03/09 19:28
Top News – Osmani takon ambasadorin gjerman. Në fokus ngërçi i vazhdueshëm politik e institucional
03/09 18:30
Top News-Mesazh kërcënues ndaj Kurtit, paralajmërohet eliminimi i kryeministrit në detyrë të Kosovës
03/09 15:08
Top Channel/ Keqpërdorimi i rezervave shtetërore, Kurti në Gjykatë për kanosjen!
03/09 14:42
Top Channel/ Kurti shkon në gjykatë, si palë e dëmtuar në procesin ndaj Faton Klinakut
03/09 12:49
Top News- Kërcënuan Kurtin në rrjetet sociale/ Dy të akuzuarit nuk pranojnë fajin, Kurti pa avokat
03/09 11:23
Top Channel/ Kuvendi i Kosovës, “hyn në lojë” presidentja? Analistët: Si do të veprojë!
02/09 14:34
Top News- Nuk u zgjodh dot më 11 maj / Ish deputeti i PD emërohet këshilltar i Vjosa Osmanit
02/09 13:45
Top Channel/ Kryetari i Kuvendit e njofton presidenten mbi arsyen per konstituimin!
01/09 15:19
Top News- Subvencionimi i librave / LDK-22 mijë fëmijë u përjashtuan nga skema e qeverisë
01/09 14:49
Top News – Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit. Lista Serbe ankohet në Kushtetuese
01/09 13:58
Top News – Mbrojtja e Thaçit. Specialja pranon dëshmitarin ‘misterioz’
01/09 13:01
Top News- Nis viti shkollor në Prishtinë/ Mbi 37 mijë nxënës u drejtohen dyerve të shkollës
01/09 11:38
Top News- ‘Dimali shkeli Kushtetutën’ / Opozita akuzon kreun e ri të Kuvendit të Kosovës
31/08 12:11
Top News – 700 biznese u mbyllën në Kosovë. Shkak kostot e prodhimit dhe…energjia elektrike
31/08 11:11
Top Channel/ Konstituohet Kuvendi pa kryesi te plote, reagime!
30/08 14:57
Top News – LDK s’njeh konstituimin e Kuvendit. Akuza Bashës, bashkohet e PDK: Tallja po vazhdon
30/08 14:52
Top News – Krizë e re në Kuvendin e Kosovës. S’ka nënkryetar serb, por Basha shpall konstituimin
30/08 14:50
Top Channel/ Kosova bllokohet për një “serb”, Kuvendi voton sërish për zgjedhjen e nënkryetarit
30/08 12:25
Top Channel/ “Nuk duam zgjedhje”, Albulena Haxhiu: Kjo e sotmja mund të jetë seanca e fundit!
30/08 12:01