Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shpërndarë video nga kantieri te lagjia e re në rrugën “5 Maji”. “Nisi puna për përgatitjen e kantierit tek lagjja e re rr. ”5 Maji”. Blloku modern “Riverside” i dizenjuar nga Stefano Boeri është konceptuar si komunitet me qindra apartamente, institucione publike dhe arsimore”, shkruan Veliaj. Deri në strehimin e tyre në banesat e reja, Bashkia e Tiranës i ka mbështetur familjet e prekura duke iu dhënë pagesën kesh të qirasë.