Veliaj: PS, mandat të tretë/ Kryebashkiaku takim në njësinë 5: PD dhe LSI, riciklim i Saliut
02/02/2021 15:28

Në një takim të zhvilluar me qytetarët në Njësinë 5, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste është në prag të shkrimit të historisë, sepse shkon e sigurt drejt fitores së mandatit të tretë. Ai theksoi se në Shqipëri ka shumë punë që janë nisur nga Partia Socialiste, të cilat ajo do t’i përfundojë me sukses. “Jemi në prag të shkrimit të historisë. Sipas të gjitha sondazheve, PS po shkon drejt mandatit të tretë, i cili do na shërbejë si mjet për të kryer punët që kemi në proces: do të përfundojmë vaksinimin, të cilën vetëm kjo qeveri mundi ta fillonte ndër të parat në rajon, si dhe do të mbarojmë procesin e rindërtimit. Shumica e ndërtesave sot janë në nivel karabinaje, vetëm sot në Tiranë kemi 800 kantiere të hapura,” u shpreh Veliaj. Ai tha se fakti që PS-së po i bashkohen edhe nga forcat kundërshtare, do të thotë që jemi në një rrugë të mbarë, pasi alternativa PD-LSI janë riciklim i vjetërsirave. “Ne bëjmë çdo ditë nga një punë konkrete, të prekshme për njerëzit. Kurse alternativa që na vihet përballë është riciklimi i vjetërsirave, të cilët nuk mund të quhen ndryshim. Njerëzit e kanë harruar që dikur i kemi pasur ministra shëndetësie këta të LSI-së, duke filluar nga Vangjel Tavo, Petrit Vasili, madje kemi pasur ministër Shëndetësie edhe Nard Ndokën. Ky brezi i ri mbase nuk e kupton, se e njeh nga memet Nard Ndokën, por ai ka qenë ministër Shëndetësie kur ishin plehrat mullar në spital? Ç’vaksinë do sillnin këta? Sollën vetëm minj nëpër spitale. Kur ty të vjen kjo alternative si ndryshim, dhe t’i paketojnë si gjë e re të gjitha karikaturat e 30 viteve të fundit, është turp,” tha Veliaj

Top Channel/ Dorëheqje masive pas urdhrit të Ramës, socialistët që e sfiduan
14/07 19:39
Top News- “Thethi, krim shtetëror”, Berisha i vendos kusht Ramës, dënon aksionin
14/07 17:23
Top News- “Rama, do të ketë çdo pushtet”, Berisha nis lëvizjet e para, mobilizon kryebashkiakët
14/07 17:21
Top Channel/ Rama vizitë në Bavari me ftesë të homologut Söder, kryeministri: Mik i çmuar
14/07 17:19
Top Channel/ Igli Hasani: Rajoni, jo periferi e Europës! Integrimi, pjesë thelbësore
12/07 19:34
Top News- Inspektorët e pezulluar të AKU vënë sërish gjoba/ Rama i ashpër ndaj kryebashkiakëve
11/07 23:00
Top News- ‘I shoh shumë të lodhur’, Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve: S’jam për humor
11/07 22:30
Top News- ‘Domatja e gështenja nuk kanë parti’/ Rama thumbon kryebashkiakët demokratë
11/07 22:00
Top News- Rama paralajmëron tregtarët e qumështit: Kujdes do sekuestrojmë gjithçka
11/07 21:30
Top News- ‘Ça ke! Me ty e kam…’ Rama shqetësohet nga kryebashkiakja gjatë takimit
11/07 21:00
Top News – ‘Shembull pisllëku…’. Rama tregon pse zgjodhi demokratin te Kadastra e Vlorës
11/07 20:10
Top Channel/ Shkarkimet, Bashkiakët e PD kundër Ramës: Nuk marrim urdhra politikë
11/07 19:56
Top Channel/ Gjeli replikon me Ramën! Prokurorja reagon për ndërtimet e Thethit, i kthehet kryeministri
11/07 19:55
Top Channel/ Manja, kritika prokurores: Elsa Gjeli nuk bëri asnjë investigim, hetim disiplinor
11/07 19:53
Top News- Berisha kundër Ramës për shkarkimet/ “Një akt i rëndë antikushtetues, shkelje e hapur”
11/07 18:04
Top Channel/Rama batuta në Durrës: Ata të rrinë në buzë të liqenkës ti qajnë hallin koranin
11/07 17:32
Top Channel/’S’do të ketë më shishe qumështi pa fature’,Rama: Nga e hëna do bllokojmë çdo…
11/07 17:06
Top News- Rama ultimatum shkarkimesh, ikin të gjithë drejtuesit e njësive administrative
11/07 16:55
Top Channel/ “Demokrat, por të mirat duhet me t’i thënë”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
11/07 15:57
Top Channel/ Rama ‘dush të ftohtë’ Dredhës: Ik paguaj topograf, mos ia jep lekët TV privat të Vlorës
11/07 15:53