Veliaj: Partitë e rëna nuk mund ta mbajnë peng Tiranën me kauza false
09/01/2020 15:39

100 pemët e para për 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet u mbollën sot në Lumin e Tiranës, i cili është edhe një nga projektet e mëdha që do të transformojë zonën e Bregut të Lumit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit të mbjelljes së pemëve dhe siguroi se përgjatë Lumit të Tiranës do të mbillen 30 mijë pemë. “Projekti që kemi më shumë përzemër është projekti i Tiranës me Pyllin Orbital. Shumica e qytetarëve ia kanë parë dukun punës dhe përpjekjes tonë në mandatin e parë për mbjelljen e pemëve në Tiranën Jugore, pra në zonën e Liqenit, përgjatë Unazës së Re, nga Fabrika e Miellit e deri te rrethrrotullimi i Farkës. Pjesa e Liqenit e çliruar nga zaptimi është gjëlberuar, por tani ka ardhur koha të shohim të njëjtën punë dhe cilësi në këtë mandat të dytë në Tiranën Veriore”, tha Veliaj. Ai shtoi se nga projekti i Lumit të Tiranës përfitojnë katër njësi administrative, të cilat do të kenë më shumë gjelbërim. “Projekti për rehabilitimin e Lumit të Tiranës u bë jo vetëm për të mbrojtur nga përmbytjet njësitë 4, 8, 9 dhe 11 – ka 3 vjet që nuk e dëgjojmë më fjalën përmbytje te Bregu i Lumit – por, ka ardhur koha të investojmë me gjelbërim. Do të mbjellim 30 mijë pemë përgjatë gjithë Bregut të Lumit. Do të jetë praktikisht një lloj parku linear, siç është buza e Liqenit të Tiranës përgjatë autostradës”, u shpreh kryebashkiaku. Veliaj tha se Tirana nuk ka më kohë për të humbur dhe ky është momenti i duhur për të ecur përpara. Ai shtoi se disa parti politike të rëna vakti nuk mund ta mbajnë peng Tiranën me kauza false. “Sot prishëm ndërtimet e fundit pa leje te “Shqiponja” dhe besoj u provua për të gjithë se ajo ishte një kauzë false e disa partive të rëna nga vakti, të cilat nuk mund ta mbajnë më peng Tiranën. Tirana mbush 100 vjeç këtë vit dhe nuk mund të vazhdojmë pas 100 vitesh me të njëjtat biseda që kishte mbreti Zog me arkitektët për të ndërtuar një rrugë apo një Bulevard. Pas 100 vjetësh, të gjitha forcat politike duhet të thonë: Jepi gaz, të ecim sa më shpejt, jo të bllokojmë dhe të mbajmë peng. Humbëm një vit shumë të çmuar te zona e Astirit, por tani që ai mit ra bashkë me ndërtesën e fundit pa leje, kur janë akomoduar dhe shpronësuar të gjithë, besoj se është një moment shumë i mirë për të thënë se Tirana do ecë përpara”, shtoi ai. Kryebashkiaku shprehu bindjen se këtë mandat do të bëhet edhe mbyllja ceremoniale e Bulevardit të Ri të Tiranës, me një shesh të madh fundor – një projekt fantastik që do të lërë gjurmë. “Jam shumë krenar për këtë sepse kemi një projekt fantastik; jemi në fazën e financimit dhe më pas do të fillojmë me fazën e zbatimit. Ajo që lipset është të fillojmë me 100 pemët e para të rritura. Duhet të vazhdojmë përditë në këtë segment, deri në mars-prill kur është periudha e mbjelljeve”. Ndaj, ai u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive të ndryshme që t’i bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës për shtimin e gjelbërimit, duke mbjellë pemë të reja për çdo ditëlindje a përvjetor.

Top Channel/ Ndryshimet në ligjin për ‘Tubimet’, Komisioni i Ligjeve shqyrton aktin normativ
20/11 13:26
Top Channel/ Miratohen ndryshime në ligjin e Akcizave, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi…
20/11 10:48
Top Channel/ ‘Ligjet’ votojnë nen për nen ndryshimet në proçedurat Tatimore, opozita kundër
20/11 10:48
Top Channel/ Miratohet në tërësi Ligji për taksat kombëtare të ndryshuara në Republikën e Shqipërisë
20/11 10:37
Top Channel/ Komisioni i Ligjeve voton në tërësi projektligjin për buxhetin 2027
20/11 10:30
Top News- Miratohen kufizimet për protestuesit/ Debate në Komision, PD: Do e çojmë në Kushtetuese
19/11 22:34
Top Channel/ Berisha kërkon rrëzimin e buxhetit, thirrje për protestë më 28 Nëntor
19/11 15:33
Top Channel/ Buxheti 2027, kërkohen shtesa. 8 institucione kërkojnë fonde…
19/11 15:32
Top Channel/ “930 milionë euro para xhepi”, Berisha: Pensionistët marrin vetëm 1% të GDP
19/11 13:27
Top Channel/ Votohet buxheti 10 mld euro, do rikthehet në komisione për t’u shqyrtuar nen për nen
19/11 12:06
Top Channel/ Kuvendi miraton Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta
19/11 09:28
Top Channel/ Opozita braktis Ramën në Kuvend. Berisha përplasje me Ballën, Milen dhe Majkon
18/11 15:07
Top Channel/ Debat në Kuvend. Rama prezanton pikat kryesore të buxhetit i cili ka nisma sociale
18/11 15:05
Top Channel/ Tabaku shpërthen në Kuvend: Ku janë ministrat, detyrim ligjor që…
18/11 14:09
Top Channel/ “Nuk mbahen premtimet”/ Bozdo: Kemi dimrin përpara, a është parashikuar…
18/11 14:04
Top Channel/ ‘Mos bërtisni kur s’keni të drejtë’, Peleshi-Strazimirit: Nuk bën dot pyetje kot…
18/11 12:59
Top Channel/ ‘Ky buxhet pasqyrë se çmund të bëjë autokracia’, Kapri: 10 mijë banesa sa 10 mijë…
18/11 12:56
Top Channel/ ‘Sulltani i gatshëm t’ju bëjë kurban’, Muci në Kuvend: Si mund të flisni për buxhet…
18/11 12:56
Top Channel/ Paketa fiskale/ Kryeministri prezanton shifrat dhe synimet e “buxhetit më social”
18/11 12:51
Top Channel/ ‘Mos i nxit 101 dalmatët’, Mila i përgjigjet Berishës: Ty të thërrasin 26 shpirtrat e..
18/11 12:46