Veliaj në Vorë: Bizneset e dëmtuara nga tërmeti, do marrin hapësira të reja shërbimesh
22/03/2021 12:42

Të gjitha bizneset që ushtronin aktivitetin në katet e para të pallateve të dëmtuara nga tërmeti, do marrin të njëjtat hapësira edhe në pallatet e reja që po rindërtohen. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të disa bizneseve në Vorë, të cilat shumë shpejt do të bëhen pjesë e Zonës së Lirë Ekonomike, që Bashkia e Tiranës po krijon në zonën e Kasharit, sidomos për sektorin e automotiveve. Veliaj tha se propozimi për bizneset do i shkojë qeverisë në emër të Shoqatës së Bashkive. “Kemi të njëjtën situatë në Kombinat, ku shumica e kateve të para të ndërtesave të vjetra janë përshtatur si mjedise për shërbime dhe biznes. Propozimi ynë është: kush ka qenë biznes me numër NIPT-i, të trajtohet me hapësira të reja për shërbime. Ne do ta propozojmë si Shoqatë e Bashkive për të gjtiha bashkitë e prekura nga tërmeti. Nuk është një zgjidhje vetëm për Vorën, por vlen edhe për Kombinatin, Kinostudion, për Shijakun, Rrogozhinën, Thumanën, Krujën dhe Laçin,” tha kryebashkiaku. Ndërsa, për bizneset që preken nga rindërtimi, Veliaj tha se shkëmbimi do të jetë për metër katror. “Për ata që nuk u prekën nga tërmeti, por janë në gjurmët e ndërtesave të reja që po ndërtohen, do të veprojmë siç po bëjmë në Kombinat dhe “5 Maji”: shkëmbim për çdo metër katror. Pra, në vend që të bëjmë shpronësim, ne bëjmë shkëmbim. Nuk ka rëndësi nëse mjediset janë të legalizuara apo me hipotekë, por për sa kohë që je fakt aty, ne do të bëjmë shkëmbimin për metër katror. Sepse nëse je duke ndërtuar një lagje të re, por aty do lejosh çibanët e vjetër, praktikisht ia ul vlerën e pronës së re që po ndërtohet,” shpjegoi Veliaj.

Top News – Lista Serbe rikthehet në zgjedhje. PZAP urdhëron certifikimin e këtij subjekti politik
24/08 16:42
Top News – Në ‘fortesën’ e Ukrainës që e do Putini/Rusia mund të humbasë 2 milionë trupa nëse sulmon
24/08 16:31
Top Channel/ “Daullet në ahet e Shebenikut/ Turizmi në Përrenjas, banorët krenohen me ushqimin bio
24/08 15:21
Top Channel/ Aplikimi për skemën e Investimeve/ Në Lushnjë ka nisur regjistrimi nga fermerët
24/08 15:15
Top Channel/ “Anglia ka mbaruar” Sunday Times, shqiptarët kthime vullnetare nga shteti ishull
24/08 15:02
Top Channel/ Arrestimet për trafik droge/ Një 56 vjeçar u prangos në Belgjikë me kërkesë të Holandës
24/08 14:56
Top Channel/ Pronari plagos klientin/ Lushnjë, sherri nisi se klienti i dehur fyeu kamerieren
24/08 14:54
Top Channel/Përplasja me armë në Vorë/Dy të rinj vodhën dhe qëlluan drejt uniformave blu të Durrësit
24/08 14:53
Top News-Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji. Homazhe në Universitetin e Arteve në nder të tij
24/08 14:48
Top Channel/ Siguria në det! Kontrolle në të gjithë vijën bregdetare, bllokohen 20 mjete lundruese
24/08 14:46
Top Channel/ Digjet banesa në Elbasan, u rrezikuan godinat ngjitur! Shkak dyshohet…
24/08 13:45
Top Channel/ Gjenden rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen penalisht 3 kryetarë fshatrash
24/08 13:44
Top Channel/ I ati ekzekutoi nënën së saj, trondit e bija e 36-vjeçares shqiptare: Ike mami, por…
24/08 13:14
Top Channel/ Ndezi zjarr në afërsi të shinave të trenit, arrestohet 51-vjeçari në Fier
24/08 12:45
Top Channel/ Mbledh fiq për të blerë libra / Historia e 14-vjeçares që zgjohet që në 6 të mëngjesit
24/08 12:21
Top Channel/ Vlorë, protestë për rrugët/ Banorët e disa fshatrave kanë bllokuar rrugën për 30 minuta
24/08 12:19
Top Channel/ Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, nesër homazhet në Universitetin e Arteve
24/08 12:19
Top Channel/ Ikin emigrantët / Pushimet drejt fundit, 28 mijë udhëtuan drejt Italisë gjatë një jave
24/08 12:15
Top Channel/ Durrës, plumba policisë/ Dy të rinj kishin vjedhur dhe qëlluan drejt uniformave blu
24/08 12:14
Top Channel/ Arrestimet për trafik droge/ Një 56 vjeçar u prangos në Belgjikë me kërkesë të Holandës
24/08 12:14