Veliaj në familjen nga Baldushku: 2021 do na gjejë edhe më të fortë, do të jetë viti i ringritjes
31/12/2020 13:53

Familja e Bajram Karajt, nga fshati Balshaban në Baldushk, do ta festojë sonte natën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e re, një vit pasi shtëpia iu shkatërrua nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e uroi Bajramin për banesën e saporindërtuar dhe siguroi se puna për strehimin e familjeve të tjera nuk do të ndalet. “Sot është dita e fundit e vitit, por jo dita e fundit e punëve për Tiranën tonë. I urojmë Bajramit dhe bashkëshortes së tij, gëzuar dhe vetëm të mira për vitin që vjen! Viti që iku ishte i jashtëzakonshëm, shumë i vështirë, një vit ku u rrëzuam nga tërmeti dhe pandemia, por u ringritëm më të fortë. Nesër do të gdhihemi për punë të reja, do të vazhdojmë me strehimin e familjeve të tjera, për ta kthyer vitin 2021 në vitin e ringritjes,” u shpreh ai. Veliaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës të nxitojnë të blejnë gjelat e fundit të detit. “Kanë mbetur edh 10% e gjelave të Baldushkut pa u shitur. Ata që e kanë lënë për në minutën e fundit kanë edhe pak kohë, për të dhënë një kontribut për familjet që jetojnë dhe punojnë gjithë vitin për javën e fundit të vitit. Në vend që të blesh një gjel të ngrirë për kushedi sa kohë, blije të freskët në Baldushk. Është rritur me ullinj, misër, por mbi të gjitha është rritur nga familje që ka sakrifikuar gjithë vitin”, u shpreh kryebashkiaku. Një tjetër apel i kreut të Bashkisë ishte edhe për ata qytetarë që mezi presin orën e ndërrimit të viteve dhe fishekzjarret. “Pas të mbarojë vaksinimi do të festojmë të gjithë, por sot nuk është koha për të dalë në shesh. Bashkia do të sjellë festën në të gjitha njësitë e Tiranës, ku çdo fëmijë mund të shohë fishekzjarret nga oborri i shtëpisë, ballkoni apo dritarja. Shpresoj shumë që të kemi një natë të qetë, pa incidente, por duke qenë se moti është i vështirë, duam që të paktën qytetarët të frenohen nga festimet e tepruara. Nuk ka nevojë t’i japin makinës të dehur. Nuk ka nevojë të ndezim fishekzjarre me mjete rrethanore. Është shumë, shumë e rëndësishme që secili të japë ndihmën e vet dhe të na kursejë telashet, ndërkohë që fokusohemi te telashet që na sjell natyra dhe sfidat që kemi me motin”, tha Veliaj.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16