Veliaj mesazh të rinjve: Nuk ka rëndësi se djali i kujt je, Partia Socialiste i jep shansin çdokujt
16/03/2021 13:01

“Në Partinë Socialiste fillimi është i barabartë për të gjithë”. Ishte ky mesazhi që u dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të rinjve votues për herë të parë të Lagjes 13 në kryeqytet. “Detyra jonë, nuk është që të kalojmë pragun e derës dhe të mbyllim derën, por të kalojmë pragun e derës dhe ta lëmë këmbën aty, që dera të mos mbyllet, për të hyrë dhe të tjerë, për t’ju dhënë edhe mundësi të tjerëve për të thënë: Unë nuk e di si del finish-i, por di që start-i është i barabartë për të gjithë”, u shpreh Veliaj, gjatë takimit me të rinjtë te biblioteka “Misto Treska”. Ai tha se rinia e ka lidhur pasionin dhe idetë e veta me të majtën. Ndërsa, duke folur për rastin e kandidatit për deputet që është rritur në fshatin SOS, Alfred Muharremi, Veliaj tha se është shembulli tipik që në PS i jepet shansi çdokujt dhe nuk shihet prejardhja ose mbiemri. “Unë jam krenar për ty, doja patjetër të ishe në listën tonë të Tiranës sepse besoj që të majtës i shkon që të promovojë njerëz nga çdo shtresë dhe nga çdo rrugëtim i jetës. E djathta, jo në Shqipëri, po kudo në botë, është tipikisht për elitën e shoqërisë, për aristokratët, ata që kanë pasur bizneset. Kurse e majta gjithmonë thotë: Duhet që çdo shtresë të ketë një shans. Dua që historia jote të jetë një histori që frymëzon, të rinj që nuk i kanë prindërit VIP-a apo të pasur, mbiemrin nuk e ka në mbiemrat aristokratikë të parisë së Tiranës, por që thotë: mund t’ja dal edhe unë”, theksoi Veliaj.

Top News- Mashtrim me gjobat nga e-Albania/ Policia apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat
08/04 20:26
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe në RMV, deputetët shqiptarë përplasen edhe në kuvend
08/04 20:11
Top Channel/ Konferencë shkencore në Universitetin e Tiranës, Marku: Sfidë, orientimi i të rinjve
08/04 20:10
Top Channel/ Meta mbetet në burg! Gjykata Kushtetuese la në fuqi arrestin me burg
08/04 20:02
Top News- Antiterrori pajiset me dronët amerikanë, teknologjia më e fundit kundër krimit
08/04 19:32
Top News – Tjetërsimi i pronave në Lezhë. Gjykata e Lartë rikthen dosjen për ish kryebashkiakun
08/04 19:25
Top News – Gjykim i shkurtuar për Berberin. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish kreut të ARRSH
08/04 18:13
Top News – British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim
08/04 18:08
Top News- Ndërhyrja për jahtet, cenon lëvizjen. Kufizohet qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit
08/04 16:30
Top News- PDK letër Albulena Haxhiut/ Kërkon emërimin e anëtarit të saj të dytë në KQZ
08/04 15:30
Top Channel/ Për 100 euro nxjerr armën dhe kërcënon fqinjin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari
08/04 15:28
Top Channel/ Kushner largohet nga Sazani?! Debat në parlament për projektin
08/04 15:20
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Çmimi i naftës ulet në 220 lekë, armëpushimi SHBA-Iran ndihet në Shqipëri
08/04 15:07
Top News – Paqja ul çmimin e karburanteve. Bordi rishikon çmimin tavan, nafta zbret me 4 lekë
08/04 15:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje
08/04 15:03
Top News – Burgjet si vende lufte. Rreth 25 veta çdo vit humbin jetën nga keqtrajtimi
08/04 14:26
Top News – PD propozim për uljen e çmimit të naftës. ‘TVSH-ja të shkojë për reduktimin e akcizës’
08/04 14:26
Top News – Armëpushimi në pikëpyetje. Sulmet iraniane vazhdojnë në Gjirin Persik
08/04 14:25
Top News – Mjekët nuk e duan urgjencën. Rama: Do t’u ofrojmë paga të njëjta me specialistët
08/04 12:58