Erion Veliaj është ndalur në Zallbastar, zonë e cila me ndarjen e re territoriale do të jetë pjesë e Bashkisë së Tiranës. Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e kryeqytetit premtoi zgjidhje konkrete për problemet e kësaj zone.