Veliaj inspekton dëmtimet nga tërmeti në shkollën “Musine Kokalari”
02/12/2019 17:53

Rreth 90 për qind e shkollave, kopshteve dhe çerdheve publike në Tiranë nuk kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe mësimi do të rinisë normalisht në datën 6 nëntor. Kurse, fëmijët që mësojnë në shkollat e dëmtuara do të zhvendosen në ato më të afërta, në mënyrë që askush të mos mbetet pas me mësimet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në shkollën “Musine Kokalari” në Kombinat, e cila është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, nga ku tha se fatmirësisht shumica dërrmuese e shkollave nuk kanë pësuar dëmtime. Ndërsa, për pjesën tjetër të institucioneve arsimore që kanë probleme, shtoi se ato që janë vlerësuar si të papërshtatshme për t’u riparuar, do të prishen, kurse ato me dëmtime më të vogla do të rikonstruktohen. “Lajmi i mirë është se mbi 90% e godinave në Tiranë për shkolla, kopshte dhe çerdhe nuk kanë probleme. Ama, në atë pjesë ku ka probleme do të duhet të marrim disa vendime. Vendimet janë këto: dy shkollat në Pezë dhe në Pezë të Vogël do të prishen sepse nuk mbajnë më, janë struktura të vjetra, të bëra në vitet e skamjes, që nuk mbajnë më rikonstruksion. Për këto vendimi është marrë. Për disa shkolla si “Musine Kokalari”, “Ramazan Jarani”, “Lasgush Poradeci” na duhet të bëjmë një vëzhgim akoma më të thelluar”, u shpreh Veliaj. Ai njoftoi se në kryeqytet po punohet me dy mega-skuadra: një skuadër po bën verifikimin e pallateve, kurse tjetra po merret me verifikimin e institucioneve arsimore. “Një skuadër po verifikon të gjithë pallatet me probleme, ku është ndërtuar, le të themi, poshtë një oxhaku që po bie, të cilin e çmontojmë. Jemi duke punuar te “Kafja e Rremës”, te Qyteti Studenti, në disa godina të vjetra në zonën e Shallvareve, te Fresku, kryesisht aty ku janë shembur oxhaqet dhe ku duhen hequr tullat dhe tjegullat një nga një. Zjarrfikësit po bëjnë një punë heroike majë çative dhe pikave problematike, jo vetëm për banorët, por edhe për kalimtarët, duke qenë se janë rrugë shumë të zëna. Sigurisht, në terren janë edhe inxhinierët që po verifikojnë pallatet. Ndërkaq, skuadra tjetër po merret kryesisht me shkollat, kopshtet dhe çerdhet”, tha Veliaj. Sipas tij, brenda ditës së nesërme do të ketë një panoramë më të qartë dhe përfundimtare të gjendjes së çerdheve, kopshteve dhe shkollave që nuk paraqesin asnjë rrezik dhe ku mund të rinisë normalisht mësimi, ndërsa për pjesën tjetër ku ka nevojë për riparime apo prishje të godinës ekzistuese, fëmijët do të transferohen në shkollat më të afërta. “Të martën në darkë do të bëjmë një deklaratë për të gjitha shkollat, kopshtet, çerdhet, që do të hapen. Qëllimi ynë është t’i hapim të gjitha, edhe “Musine Kokalarin”, por duke vijuar me turnin e dytë tek “Betim Muço”, që ndodhet në anën tjetër të rrugës. Fati i madh është se kemi më shumë shkolla të reja. Kemi sot shkollën “Betim Muço”, “Ardian Klosi”, “Hoxha Tahsin”, “Kosova”, “Servete Maçi”. Pra, kemi mjaftueshëm shkolla të reja me një turn, ku shkolla ngjitur që mund të jetë dëmtuar, të kalojë rrugën për të vijuar mësimin”, tha Veliaj. Sa i takon institucioneve arsimore private do të jetë Ministria e Arsimit ajo që po bën verifikimet për gjendjen e tyre dhe që do të përcaktojë se cila prej tyre nuk paraqet asnjë rrezik. “Për sa i përket shkollave private, filluar nga licencimi, inspektimi dhe kontrolli, është kompetencë e Ministrisë së Arsimit. Në dijeninë time, Ministria e Arsimit ka ngritur grupe që po certifikojnë edhe godinat e shkollave private. Për të gjithë prindërit e Tiranës që i kanë fëmijët në shkollat private, drejtoria e këtyre shkollave private duhet të marrë “ok” e Ministrisë së Arsimit. Kështu i kemi ndarë dhe punët: Bashkia ka shkollat, kopshtet, çerdhet publike, kurse Ministria ato private. Bashkia do të certifikojë sigurinë në shkollat tona, Ministria në shkollat private, që të sigurohemi që të mërkurën në 90% të godinave që nuk kemi pasur asnjë problem, mësimi të vazhdojë normalisht; në ato godina që ju përmenda, ku kemi pasur probleme, do të bëjmë një transferim tek shkolla më e afërt. Në rastin konkret, do të bëjmë vetëm kalimin e rrugës, nga “Musine Kokalari” tek ‘Betim Muço’”, tha Veliaj. Ai theksoi gjithashtu se e rëndësishme është edhe puna që duhet të bëjnë psikologët dhe punonjësit social në çdo shkollë me fëmijët, për t’i sqaruar se tashmë emergjenca ka kaluar dhe çdo gjë vijon në normalitet. “Ajo që kam kërkuar dhe që do të bëjmë me shërbimet sociale është se në çdo shkollë të kemi psikologët tanë që punojnë me fëmijët. Do të na ndihmojnë edhe mësuesit, edhe qeveria e nxënësve, për të shpjeguar se ajo që ndodhi ishte një fatkeqësi natyrore, diçka për të cilën duhet të jemi gjithmonë e më të përgatitur. Do të vazhdojmë me trajnimet e fëmijëve, si me evakuimet, edhe për t’i bërë ballë çdo lloj rasti tjetër; unë besoj se Tirana, por edhe Shqipëria, do të dalë më e fortë nga kjo histori. Kjo është një fatkeqësi, por është edhe një mundësi për të korrektuar gabimet e së kaluarës, për t’u përgatitur më mirë për të ardhmen”, tha Veliaj. Në Kombinat kryetari i Bashkisë së Tiranës takoi edhe disa nga familjet që janë strehuar përkohësisht në ambientet e shkollës “Betim Muço”, për shkak se banesat e tyre janë bërë të pabanueshme. Në këtë qendër sociale shërbehet ushqim dhe ka kushte komode për fjetje. Bashkia e Tiranës do të trajtojë me bonus qiraje për 1 vit të gjitha familjet, të cilave tërmeti ua ka bërë të pabanueshme shtëpitë.

Top Channel/ Sëmundjet e veshkave në rritje. Mjekët: 1 në 10 persona të prekur
14/03 19:55
Top Channel/ Re të zeza tymi mbulojnë zonën e Milotit, shkak dyshohet djegia masive e gomave
14/03 19:20
Top Channel/ Festohet Dita e Verës në Lushnjë, koncert dhe aktivitete
14/03 16:37
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë/ Disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 15:24
Top Channel/ Sot festa e Ditës së Verës/ Qendra e festës është qyteti i Elbasanit
14/03 15:22
Top Channel/ SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH për infiltrime
14/03 15:04
Top News – Tirana feston ditën e verës. Ballokume, muzikë dhe ngjyra në kryeqytet
14/03 14:18
Top News-Banorët e Rrjollit kundër resortit të Ulajt/ Sërish përplasje për pronën, disa të shoqëruar
14/03 14:12
Top Channel/ Vlonjatë dhe turistë festojnë Ditën e Verës pranë bregdetit
14/03 14:10
Top Channel/ Pamje me dron, Tirana feston Ditën e Verës, qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit
14/03 14:06
Top News – Ngjyrat e festës ‘veshin’ Tiranën. Ballokume e tinguj muzikor për ditën e verës
14/03 14:04
Top News- ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin nga Kosova/ I dënuar me burg për shpërndarje droge
14/03 13:31
Top News – Festë dhe në burgun e të miturve/ Aktivitet festiv në kuadër të ditës së verës
14/03 13:22
Top News- Dhunë e përplasje në protestën e banorëve të Rrjollit, vijon beteja për pronën
14/03 13:20
Top Channel/ Dita e Verës në Durrës, koncert dhe panair në Ditën e Verës në qytetin bregdetar
14/03 12:43
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë, disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 12:42
Top Channel/ Sot Dita e Verës, qendra e fesës është Elbasanit, ku eventet kanë nisur prej ditësh
14/03 12:41
Top News – Elbasani, ‘kryeqyteti’ i festës. Koncert e aktivitete për Ditën e Verës
14/03 12:31
Top Channel/ Iftari i prefektit të Tiranës, mesazh paqeje dhe harmonie fetare në iftarin e Ramazanit
14/03 12:26
Top Channel/ 81 vjeç dhe agjëron çdo Ramazan, historia e besimtarit nga Librazhdi
14/03 12:25
DIGITALB DIGITALB