Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04/2026 19:46

Tenderat rezultojnë të jenë një “minierë ari” për përfituesit e paligjshëm. Ky rezultat del bazuar në dosjet e hetuara te SPAK duke nisur nga zbulimet për ndërtimin e ujësjellësve, abuzimet studimore në universitetin bujqësor apo KESH, prokurorimet për ndërtimin e komisariateve, palestrat e shkollave, ndriçimi, AKSHI, rrugët rurale nën administrim të bashkive deri tek akset e tunelet nën kompetencë të ARRSH, dhe fondet e BE në agjencinë SASPAK. Rezulton se nga 2024 u vendosën në akuzë për shkelje të barazisë në tendera 148 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, drejtues institucionesh dhe departamentesh deri tek ish zv.kryeministrja. Megjithëse për secilën nga dosjet e hapura për shkelje të barazisë në tendera vijojnë edhe hetimet pasurore, deri më tani vetëm në 3 raste rezultojnë të sekuestruara pasuri dhe llogari bankare kryesisht të shoqërive tregtare, të hapura për të realizuar punimet fiktive dhe transaksionet. Duke ju përgjigjur interesimit të Top Channel rreth hetimeve për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera prokuroria e posaçme deklaron se vetëm për 2025 iu dorëzuan gjykatës antikorrupsion pasi janë marrë të pandehur 53 anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave Këndvështrimi i SPAK për tenderat reflektohet në raportet e ndryshme ku citohet se korrupsioni zhvillohet në një terren kompleks përmes manipulimit të procedurave publike dhe shfrytëzimit të pozicioneve zyrtare për përfitime personale. SPAK thotë në këto raportime se tenderat publikë përdoren si mjet për shpërndarjen e paligjshme të fondeve. Kjo situatë ka sjellë ngërç në përfshirjen e anëtarëve të KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave) në tendera për shkak të hetimeve që po kryhen. Sipas SPAK shkelja e barazisë në tendera krijon avantazh artificial për subjekte të caktuara duke ndikuar negativisht në konkurrencën e ndershme dhe në cilësinë e projekteve publike.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36