Veliaj apel drejtësisë, të vërë para përgjegjësisë urdhëruesit e vrasjeve të 21 janarit
21/01/2021 14:10

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se 21 janari është një ditë reflektimi, për të mos harruar ata që vranë 4 të pafajshëm dhe sot kërkojnë të rikthehen si ofertë e re politike. Nga Bërzhita, ku vizitoi shtëpitë e reja të Skënder Banjës dhe Bedri Shatrit, Veliaj shtoi se është koha që drejtësia e re të japë verdiktin për përgjegjësit e atij krimi. “Sot është një ditë gëzimi për ata që hyjnë në shtëpinë e re, por është edhe një ditë hidhërimi për ata që përkujtojnë 21 janarin. Ndaj të njëjtën ndjesi me shqiptarët,të cilët thonë: ‘Kanë kaluar 10 vjet dhe ende s’ka drejtësi, si është e mundur? Si ka mundësi që u vranë 4 vetë për bllokun e Ilirit dhe të Monikës, me urdhër të Saliut dhe Lulit, dhe nuk ka ende drejtësi? Lajmi i mirë është se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar kanë ikur nga drejtësia. Iku raca e Gjin Gjonit, e atyre që bënin pazar me drejtësinë! Shumë njerëz mbase nuk e kuptojnë se, sado të dojë Edi Rama dhe qeveria, drejtësia është pushtet më vete, ndaj fillimisht duhej pastruar. Tani, drejtësia e re duhet të marrë përgjegjësitë që nuk i mori drejtësia e vjetër. Drejtësia e re duhet të japë një verdikt! Ata njerëz nuk u vranë pa dashje, nuk u vranë as me çadra, as me stilolapsa. Ata njerëz u vranë me plumba në mish, kur Saliu ishte në kryeministri dhe Luli ishte ministër në tarracën e Kryeministrisë”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku tha se oferta politike e propozuar nga PD-ja dhe LSI-ja është kthim prapa. “Tani, këta kriminelë rikthehen si ofertë e re politike, së bashku me Monën dhe Ilirin, të cilët ishin sebepçinjtë e vrasjeve. Rikthehen së bashku me ish-prokurorët e ish-gjyqtarët që i nxori jashtë vettingu, na i sjellin ata dhe pjellën e tyre si kandidatë për deputetë në Parlamentin e ri!Këtë pastaj, e shesin si ndryshim. Por, ky është ndryshim për keq, është kthim prapa, për të risjellë kriminelët dhe memet e tyre në pushtet”, nënvizoi Veliaj. Sipas tij, pasi vranë në 21 janar, Sali Berisha dhe Lulzim Basha vranë edhe vetë PD-në. “Ne nuk harrojmë!Ajo që sot po na shitet si ndryshim, në fakt është një rikthim te pjesa më e ndyrë e 30 viteve të tranzicionit. Ndaj, popujt që harrojnë të kaluarën, janë të destinuar t’i përsërisin gabimet. Në 25 prill duhet të ringrihemi më të fortë e të mos i harrojmë ata që i shkaktuan këto plagë të paimagjinueshme.Ata nuk janë nocione abstrakte, por kanë emra: quhen Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Janë 4 njerëz që Shqipëria u dha gjithçka, por ata e rropën për së gjalli Shqipërinë, e vranë dhe e sakatuan, e tani shiten si ndryshim”, deklaroi ai. Veliaj iu drejtua me një apel edhe demokratëve dhe mbështetësve të LSI-së. Ai u bëri thirrje të largojnë ata që e mbajnë peng vendin prej 30 vitesh.“Duhet të sigurohemi që vendimmarrja në 25 prill të vazhdojë progresin dhe punën, e jo gjumin; të vazhdojë bashkimin, jo përçarjen; dashurinë, e jo urrejtjen”, u shpreh ai. Duke siguruar mbështetje për familjet e 4 protestuesve të pafajshëm të vrarë më 21 janar, Veliaj tha se historia do të flasë një ditë dhe ata që bënë krime do të ndihen të turpëruar.

Top News- “Dridhen” drejtorët në Durrës, Rama mbërrin në Bashki, pritet nga Sako
08/07 17:59
Top Channel/ Rama mbyll takimin në bashkinë Fier, pamje
08/07 16:55
Top News-Pas Vlorës, edhe në qytetet e tjera/Rama: Vetëpastrimi i bashkive nga drejtorët do vazhdojë
08/07 16:19
Top Channel/ Rama mbërrin në Fier, mesazhi për energji të reja në administratë
08/07 16:18
Top News- Privatizuan pyje e kullota me letra të rreme/ Fier, sekuestrohen 276 ha
08/07 16:08
Top News – Momenti kur Salianji lë qelinë, pritet nga simpatizantë jashtë burgut
08/07 16:06
Top Channel/Salianji del nga burgu, Vrenozi e puth nga gëzimi, mbështetësit e përqafojnë: Doli tigri
08/07 16:02
Top News – Gjykata e Lartë rrëzon rekursin. Refuzohet rekursi i Veliajt për ‘arrestin me burg’
08/07 15:52
Top Channel/ Saliani pasi la qelinë: Burgu nuk i urohet as hasmit!
08/07 15:50
Top Channel/ Në pritje të lirimit të Salianjit, simpatizantët e PD mblidhen përpara burgut të Fierit
08/07 15:49
Top News – Eficenca energjitike. Raporti i OECD, Balluku: Njeh arritjet e Shqipërisë
08/07 15:40
Top News- Arrestohet 43-vjeçari në Milot-Morinë/ Po transportonte emigrantë egjiptianë të paligjshëm
08/07 15:30
Top Channel/ Zjarri, dy ministra në Elbasan! Vengu dhe Hoxha ishin në vatrën që është shuar
08/07 15:28
Top News – Rama do të shkarkojë edhe drejtorët e bashkive të tjera
08/07 15:24
Top Channel/ Energjia, Balluku: Kemi mbështetjen më të lartë në rajon për shtresat në nevojë
08/07 15:24
Top Channel/ “Bankat të kreditojnë bujqësinë”, Sejko: Ndihmë garancia sovrane e programi për SME-të
08/07 15:22
Top Channel/ Vijon aksioni në Theth! Lirohen hapësirat publike
08/07 15:21
Top Channel/ Durrës, aksion për hapësirat publike! IMT, bashkia nisin punën për lirimin e bulevardit
08/07 15:18
Top News- Çfarë roli do ketë Salianji në PD? Berisha paralajmëron Ramën
08/07 15:10
Top Channel/ “Jo më zaptime”, Rama: Është koha për një riorganizim të punës që nis nga Tirana
08/07 15:08