Duke filluar nga viti i ardhshëm të gjitha pallatet e reja do të rezervojnë 3 për qind të ndërtimit për llogari të fondit të banesave sociale në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur në konferencën “Arritja e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri”, bëri të ditur se pas vendosjes së taksës për ndërtimet e reja, do të aplikohet edhe nisma për të vendosur 3 për qind të këtyre ndërtimeve për strehimin e familjeve sociale.