Varrimi i gjeneralit iranian/ Disa të vdekur gjatë ceremonisë mortore në vendlindje
07/01/2020 12:42

Një turmë gjigante njerëzish u mblodh në vendlindjen e Kasem Sulejmanit për t’i bërë respektin e fundit gjeneralit të vrarë nga Shtetet e Bashkuara në Irak nga një sulm me dron. Më herët njerëzit mbushën rrugët edhe në kryeqytetin Teheran, ku kërkonin shpagim për ekzekutimin e kreut të fuqishëm të njësisë elitë Quds. “Poshtë SHBA-ja” dhe “ Vdekje Amerikës” ishin thirrjet që dëgjoheshin më shumë në procesionin mortor. Vetëm disa javë më parë, ishin zërat e protestuesve antiqeveritarë që dëgjoheshin në këto rrugë, duke shprazur të gjithë zemërimin e tyre ndaj liderëve të republikës islamike. Por idhujtaria që ekziston për Sulejmanin, i cili kishte fituar në këtë vend një status gati prej kulti, duket se i ka bashkuar iranianët në tërbimin kundër Shteteve të Bashkuara. 62-vjeçari kishte detyrën të mbronte dhe forconte influencën e Iranit në Lindjen e Mesme. Në vendin e tij të lindjes, ai konsiderohej një hero kombëtar dhe shihej gjerësisht si njeriu i dytë më i fuqishëm pas Ajatollahut Khamenei. Kjo nuk vlen megjithatë për të gjithë iranianët. Sulejmani ishte ndjekës i vijës së ashpër dhe një forcë dominuese në një regjim që vrau me dhjetëra protestues në fundin e vitit 2019. Ai shpenzonte ndërkohë shuma të mëdha parash për të ngritur aleanca e forcuar milicitë në Liban, Jemen, Irak e Siri, në një kohë kur sanksionet amerikane kanë varfëruar së tepërmi shumë iranianë. Një ditë më parë, Donald Trump kërcënoi se do të godiste objektet kulurore iraniane, nëse Irani hakmerret. “Ata lejohen të përdorin bomba në anë të rrugës për të vrarë njerëzit tanë dhe ne nuk lejohemi të prekim objektet kulturore? Nuk funksionon kështu”, tha Trump. Sipas konventave të Gjenevës që përcaktojnë kufizimet ligjore për luftë, sulmi ndaj objekteve kulturore të një vendi tjetër është një krim lufte.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30