Vaksinohen edukatoret/ Nis procesi në të gjitha kopshtet e çerdhet e Tiranës
27/11/2020 15:13

Tirana është qyteti i parë në vend, i cili nis programin e vaksinimit falas kundër gripit, për të gjitha edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Shëndetësisë ishin në Kopshtin 36, ku u krye vaksinimi i stafit. “Jam i lumtur që filluam sot këtë garë, për të vaksinuar të gjithë këtë komunitet. Të na gjejë Viti i Ri të kompletuar me këtë vaksinë. Do të thotë, të shfrytëzojmë maksimalisht, sidomos ditët e ngrohta me diell, sa nuk ka ardhur dimri i vërtetë. Ftesa për të gjitha bashkitë e tjera është të ndjekin shembullin e Tiranës dhe të çiftohen me Qendrën Shëndetësore më të afërt, me shërbimin ambulant, që vaksinimi të bëhet te vendi i punës, në çerdhe, kopshte e shkolla; është mënyra më efikase për të evituar radhët”,. Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit kundër gripit në këtë periudhë të mbivendosjes edhe të virozave stinore, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh: “Edhe 230 mijë doza të vaksinës kundër gripit falas që kanë mbërritur dy ditë më parë janë shpërndarë në qendra shëndetësore, pjesë e sasisë prej 380 mijë vaksinash që qeveria i financoi falas, për të siguruar vaksinimin e sigurt të të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe grupet e tjera të riskut, mes të cilave edhe një kategori e ndjeshme për ne siç janë edukatoret dhe arsimtarët. Është një moment i rëndësishëm për të kujtuar edhe njëherë të gjithë qytetarët që janë në grupet e riskut, për t’u lidhur me mjekun e familjes dhe për të bërë vaksinën kundër gripit falas në qendrën tuaj shëndetësore”.

Top News- 40-vjeçari “terrorizon” Libohovën, kërcënon me armë zjarri gruan dhe qëllon me breshëri
22/11 18:22
Top News- ‘U duket sikur ma prenë kokën’/ Spiropali: Çfarë unë urrej, janë hajdutët e manipulatorët
22/11 17:50
Top News- Rama në Manastir për 100-vjetorin e Konsullatës Shqiptare, zbulohet pllaka përkujtimore
22/11 17:45
Top News- Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq!Akuzohet për fshehje të ardhurash mbi 60 mln lekë
22/11 17:16
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër/ Nderohet Tano Banushi me festivalin e humorit
22/11 15:20
Top Channel/ Kapet hajduti që shfrytëzon gratë/ Arrestohet në Durrës Arjan Rapi dhe një vajzë
22/11 15:20
Top Channel/ Kumbaro reagon për sulmet online/ “Liria e fjalës s’është pronë e profileve anonime”
22/11 15:12
Top Channel/ Kërcënon gruan me kallashnikov/ Libohovë, arrestohet pas dy orësh e gjysmë negociatash
22/11 15:08
Top News- Grabitje me dhunë dhe torturë! Kapen në Shkodër e Vorë dy të kërkuar nga Italia
22/11 15:07
Top Channel/ Protesta, procedohen 10 persona/ Policia gjobit edhe 13 qytetarë për incidentet
22/11 15:06
Top Channel/ Reagon pas përjashtimit Spiropali: Nuk gjunjëzohem, manipulatorët nuk më ndalin dot
22/11 15:05
Top Channel/ Të dënuar me burg në Itali për vjedhje dhe torturë, kapen në Shkodër dy shqiptarët
22/11 14:29
Top Channel/ ‘Keni miq kryeministrat por jo shqiptarët’, Rama gazetarit: Problemin e ke me kokën…
22/11 14:23
Top News- “Frikë për jetën time”/ Veliaj refuzon operimin në Fier, akuza Ramës: Si mund t’i besoj?
22/11 14:22
Top Channel/ Rama dhe Mickoski në Qafë-Thanë/ Inaugurohet sistemi kufitar One Stop Shop
22/11 14:00
Top News- Sistem i ri kontrolli në Qafë Thanë! Rama takon Mickoskin: Çojmë para edhe korridorin 8
22/11 13:58
Top Channel/ Kanosi bashkëshorten se do ta vriste, në pranga 40 vjeçari në Libohovë
22/11 13:12
Top Channel/ Dita e alfabetit të gjuhës shqipe/ Rama: Nën hijeshinë e këtyre germave jeton kujtesa
22/11 12:40
Top Channel/ Lini turistik/ Mungojnë kanalizimet në fshatin e shpallur ansambël arkitektonik
22/11 12:21
Top Channel/ Fermerët ankohen për vajin/ Ka rënë çmimi, detyrohen ta shesin në fabrika pa leverdi
22/11 12:20