Vaksinat kineze vijnë javës tjetër/ Kryeministri Rama: Nisim vaksinimin masiv të të moshuarve
24/03/2021 15:08

Sasitë e ardhura të vaksinave Faizer, Astrazenica bashkë me 10.000 dozat e Sputnik përfshi edhe të disa mijëra dozave që pritet të vinë, të asaj kineze përmes një distributor turk, i kanë dhënë konfidencën e duhur qeverisë të paralajmërojë nisjen shumë shpejt të një vaksinimi masiv për moshën e tretë. “E kam në majë të gjuhës lajmin po do ta mbaj dhe pak fare lajmin. Për gjyshërit dhe gjyshet që janë pika më e dobët, nisja e vaksinimit është fiksimi dhe ambicia ime për vajtjen në punë përditë. Besoj lajmi i mirë do dali më në fund edhe pak fare”, tha Rama. Këtë deklarim të kryeministrit e avancoi ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tregoi se ku do të mbërrijë në vendin tonë vaksina kineze e prodhuar nga Sinofarm. Sot finalizojmë edhe aktin normativ për vaksinat, të cilat jemi duke blerë nëpërmjet distributorit të autorizuar dhe besoj që javën që vjen fillojmë vaksinimin masiv”, tha Manastiruliu. Këto komente kryeministri dhe ministria e shëndetësisë i bënë nga Kamza ku nisi vaksinimi i 1.000 mësuesve. “Bëni dhe këtë dhe pastaj… duhet patur pak kujdes në 2 3 javë sa të krijohen antitrupat”, tha Rama. “Faleminderit shpëtoni jetën e njerëzve gjëja më e rëndesishme”, tha mësuesi. “E pashë që për pak më hëngre, besoj drejtoresha, e ka dashurinë”, tha Rama. Kryeministri foli edhe për hezituesit e bërjes së vaksinës Astrazeneca. “Asnjë problem, u krijua pak turbullirë para ca ditësh, tani gjithë ata kryeministra që e pezulluan e bënë vetë. Vetëm pak kujdes ditët e para sa të krijohen antitrupat”, tha Rama. Ministrja e Shëndetësisë tha se deri më sot janë vaksinuar mbi 16 mijë mësues ndërsa në të gjithë vendin deri më tani numri të vaksinuarve kap shifrën 52.000.

Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36
Top Channel/ Pas thirrjeve për bojkot në disa universitete, studentët drejtohen pranë Kryeministrisë
02/11 15:36
Top News – Grabitet banka në Tiranë. Me maskë dhe armë, autori largohet me monopatinë
02/11 15:34
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë. Kërcënon rojën e bankës, merr paratë. Arratiset me skuter
02/11 15:31
Top Channel/ Partitë, miliona lekë gjoba. KAS ndëshkon 13 parti për financat e zgjedhjeve
02/11 15:26