Vaksinat janë për mjekët, vaksinimi do të nisë menjëherë në ‘Air Albania’ stadium
01/02/2021 12:09

Sonte në mbrëmje vonë mbërrin një sasi tjetër vaksinash të Pfizer në vendin tonë. Kjo sasi vjen nga porosia që qeveria shqiptare ka bërë direkt me gjigantin farmaecutik amerikan Pfizer -Biontech. Nuk dihet nëse vjen sasia prej 10.700 dozash që pritej të mbërrinte në javën e tretë të janarit apo është një sasi më e vogël për shkak të vështirësive dhe mungesave që u krijuan në të gjithë vendet e tjera. Në fakt, në të gjithë vendet e Europës po zhvillohet një betejë e fortë për të siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave në një kohë kur koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Në këtë periudhë, numrin më të lartë të të infektuarve në çdo 24 orë e ka Anglia dhe Franca dhe po kështu numrin e humbjeve të jetëve. Ndërkohë që në janar, në të gjithë vendet e Europës u përballën me pakësim të numrit të vaksinave që kishin porositur pranë Pfizer për shkak se kompania paralajmëroi shtimin e linjave të prodhimit dhe njëkohësisht pati vonesa sikundër ndodhi dhe me Shqipërinë. Ndonëse mbi 600 mjekë të dy spitaleve Covid do të nisin ditën e martë të aplikojnë dozën e dytë të vaksinës, e cila është gjendje, me sasinë që pritet të mbërrijë këtë të hënë, do të vijojnë të vaksinohen me dozën e parë sërish mjekë por këtë radhë përfshihen edhe ata të qendrës spitalore “Nënë Tereza”, spitaleve rajonaleve dhe mjekë të qendrave shëndetësore në varësi kjo të sasisë që do të mbërrijë. Ndërkohë që brenda muajit shkurt ka konfirmuar edhe Covax që do të nisë furnizimin me vaksina në Shqipëri. Qeveria shqiptare ka paguar 3.9 milionë dollar për një sasi 1.1 milionë doza pranë Covax.

Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
Top News- Kthyen lavazhin në bazë droge/ Arrestohen dy persona në Sarandë, sekuestrohet kanabis
21/03 10:37
Top News- Aksion për lirimin e hapësirave publike në ish-Bllok/ Hiqen tavolinat dhe karriget
21/03 10:28
DIGITALB DIGITALB