Ursula von der Leyen ende nuk e ka siguruar postin e kreut të Komisionit Europian. Ministres gjermane të Mbrojtjes i nevojiten 374 vota në Parlamentin Europian me 747 eurodeputetë. Votimi do të zhvillohet të martën që vjen, në Strasburg, ndaj politikania gjermane i ka hyrë punës për të tërhequr mbështetje, e po i viziton me radhë grupet parlamentare.