Pas vlerësimeve pozitive të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Gjermania angazhohet për fillim të shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE. Deklaratën e bëri ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas përmes një postimi në faqen zyrtare të dikasterit që drejton. “Edhe një herë, Komisioni Europian bëri vlerësime të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë pasur një progres të prekshëm në reformat kyçe, sidomos në forcimin e sistemit gjyqësor dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.