Deputeti i Partisë Demokratike Florjon Mima, i sheh propozimet që vijnë nga e majta për uljen e taksave të artikujve ushqimorë, si lëvizje populiste për qëllime elektorale. Një nga ekspertët më të mirë të maxhorancës për politikat fiskale, zoti Mima mbron tezën se ulja e taksave të konsumit nuk lehtëson të varfërit, por një tjetër shtresë.