TVSH për investimet në Infrastrukturën sportive do të tatohen me 6 përqind. Kjo përfshin si punimet për ndërtimin e investimeve shtetërore në sektorin e sportit ashtu dhe ato që bëhen nga klubet dhe federatave sportive. Qeveria ka dërguar në parlament një projekligjt ku parashikohet reduktimi i tatimit mbi vlerën e shtuar pikërisht për investimet në infrastrukturën sportive. Kjo bëhet me qëllim mbështetjen, nxitjen dhe zhvillimin e sportit.