Kreditë e këqija në bankat shqiptare janë ulur me 340 milionë dollarë në harkun kohor të një viti. Të dhënat zyrtare nga Shoqata e Bankave tregojnë se huatë me probleme ranë sërish në gusht, duke arritur në 15.1 për qind të totalit, nga 21.4 për qind që ishin në gushtin e vitit të kaluar.