Ulen eksportet/ Trendi rënës në shkurt reflekton presionin e pandemisë
18/03/2021 12:26

Pas rritjes së lehtë që shënuan në janar, eksportet shqiptare iu rikthyen sërish trendit rënës muajin e kaluar, duke reflektuar presionin e pandemisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në shkurt produktet “Made in Albania” që u eksportuan jashtë arritën në rreth 24.7 miliardë lekë apo 201 milionë euro, duke u ulur me 0.9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërsa, si raport 2 mujor arritën në 49 miliardë lekë, rreth 1 miliardë lekë më shumë se në janar-shkurt 2020. Goditjen më të madhe në tkurrjen e eksporteve e kanë dhënë fasonët me një rënie prej 7.6% , që duket se po penalizohen ndjeshëm nga mungesa e kontratave të reja dhe vendosja e masave bllokuese nga vendet partnere. Statistikat tregojnë se në shkurt, eksportet e këtij grupi arritën në 67.6 milionë euro, rreth 15.5 milionë euro më pas se shkurti i vitit të kaluar. Ndërsa eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve kanë vijuar rritjen edhe gjatë shkurtit me 4.9%, duke reflektuar edhe situatën positive të sektorit që duket se i ka rezistuar edhe pandemisë, teksa rritje kanë parë edhe eksportet e produkteve ushqimore. Shqipëria ka fuqizuar më tej marrëdhëniet tregtare me Kinën veçanërisht, Kosovën e Greqinë fqinje muajin e kaluar, teksa janë ulur ndjeshëm ato në drejtim të Italisë e Spanjës, si rrjedhojë e mosnënshkrimit të kontratave të reja me fasonët. Ndërsa mallrat e importura nga jashtë u rritën me rreth 0.9%, duke arritur në total në 52.2 miliardë lekë apo 424.8 milionë euro, çka ka sjellë edhe rritjen e deficitit tregtar në nivelin e 27 miliardë lekëve në fund të shkurtit, rreth 2.7% më shumë se shkurti i vitit të kaluar.

Top Channel/ Inflacioni rritet lehtë në mars, ngjitet vetëm në 2.6%
08/04 20:04
Top Channel/Rritet çmimi i biletave për në Korçë nga nafta, 200 lekë më shumë udhëtimi drejt Tiranës
06/04 20:01
Top Channel/ Bizneset rrisin borxhin ndaj shtetit. Borxhi tatimor arrin 194 miliardë lekë
06/04 15:32
Top Channel/ Çmim rekord i domates, 350 lekë për kg. Fermerët: Na vjen turp, por u rritën kostot
05/04 19:49
Top Channel/Çmime të kripura në Elbasan, qytetarët prisnin të uleshin pas festave, por u shtrenjtuan
05/04 12:15
Top Channel/ 40% e punëtorëve kanë ikur, BSH: Emigrimi godet ekonominë, rrit presionin në inflacion
04/04 12:12
Top News- Rritet nafta, 224 lekë litri/ Qeveria ul akcizën, por çmimi ende i lartë
03/04 20:07
Top Channel/ Nafta shkon 224 leke, ulet taksa! Akt-normativ për të ulur akcizën
03/04 19:37
Top Channel/ ‘Sektori i naftës nuk është i rregulluar’, Eksperti i Ekonomisë në PD: Asgjë s’ka…
03/04 19:30
Top News- Ekonomia gjermane në ngërç/ Kriza e energjisë, përgjysmohen parashikimet për rritjen
03/04 18:36
Top Channel/ BSH: Lufta rrezikon rritje të inflacionit! E ngjashme me konfliktin në Ukrainë
02/04 20:05
Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30