Një gjyqtar në Ukrainë ka dënuar me 7 vjet burg ish-kryeministren Yulia Tymoshenko, e cila u shpall fajtore për tejkalim të kompetencave të saj kur firmosi një marrëveshje gazi me Rusinë në vitin 2009.