Ujë i pijshëm në Krujë, Rama mbush shishen në rubinet: Gëzuar! Shishen e parë çojani PD-së
27/03/2021 17:38

“Uji i pijshëm i Krujës, 24 orë! Gëzuar!” Ky është urimi i ngritur me një shishe ujë nga Ujësjellësi i ri i Krujës, që Kryeministri Rama iu drejtoi banorëve të zonës, të cilët me realizimin e këtij projekti jetik lanë pas një periudhë të vështirë të furnizimit me ujë, të trashëguar për 30 vite. Të shumë premtuar, por asnjëherë të realizuar. Pas një pune të vështirë në 1630 metra lartësi në një terren sfidues, nga sot, plot 8 vendburime të reja uji do të furnizojnë rregullisht me ujë gjithë familjet e qytetit. “Sapo kemi përfunduar investimin e ujësjellësit të Krujës për furnizimin me ujë të pijshëm. Ka koinciduar që para dy ditësh kemi marrë certifikimin e analizave nga laboratori. Uji është shumë cilësor dhe investimi është shumë i rëndësishëm për qytetin e Krujës. I premtuar prej shumë vitesh nga PD-ja, që do të furnizojë qytetin e Krujës, por këtë punë e bëmë ne. Madje, këto ditë në fushatë kam dëgjuar që do të bëjnë ujësjellësin për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Krujës. Puna që është bërë është mjaft cilësore, pasi ka qenë në terren shumë të vështirë”, – shpjegon kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Ndërtimi i ujësjellësit të ri të Krujës do të sigurojë për 17.500 banore, jo vetëm furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, por njëkohësisht do të eliminoje humbjet dhe ndotjet e ujit në rrjet. Projekti parashikon gjithashtu edhe mbulimin me ujë të pijshëm të zonës së Sarisalltikut. Ndërkohë Rama nuk i ka kursyer batutat me të pranishmit, teksa me anë të një shisheje të cilën e mbushi nga rubineti, piu ujë dhe u dha edhe të tjerëve. Batutat Punonjësi: Rubinetin hapi ti i pari…. Edi Rama: Keni gotë apo jo? Punonjësi: Gotë? Pffff….

Top News – “Aty brenda qelbej vendi nga droga”, Berisha: SPAK amnistoi krimin monstruoz elektoral
02/11 13:08
Top Channel/ Dita e 21/ Studentët e Politeknikut marshojnë drejt Mjekësisë, thirrje për bojkot dhe..
02/11 13:07
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë, autori i maskuar merr paratë në bankën te Komuna e Parisit
02/11 12:44
Top Channel/ Studentët në protestë, marshojnë nëpër fakultete dhe bëjnë thirrje për manifestim
02/11 12:42
Top Channel/ Lezha me pedonale të re, investimi me vlerë 62 milionë lekë përfundon në verë
02/11 12:32
Top Channel/ Artizania në Gjirokastër: Shqiptarët e Kosovës duan më shumë veshjet tradicionale
02/11 12:31
Top Channel/ Vdekja tragjike në Shkodër, 67-vjeçarja po kthehej nga pazari kur u përplas nga makina
02/11 12:26
Top Channel/ Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre dyshime për procedurën
02/11 12:24
Top Channel/ ‘Trashë i bie’/ Manja: Duhet të barazoheshin taksat me makinat elektrike, rrugën…
02/11 12:00
Top Channel/ ‘SPAK ka amnistuar krimin elektoral’, Berisha: Aty brenda qelbej era drogë se di…
02/11 11:58
Top News – Transferimi në burgun e Fierit. Helsinki: Veliaj duhet të njihet me arsyet e vendimit
02/11 11:51
Top News – I maskuar dhe i armatosur/ Grabitet banka në Tiranë, autori arratiset me monopatinë
02/11 11:49
Top News – Begaj dekreton Territorialen. U miratua me 85 vota në kuvend, hyn në fuqi
02/11 11:47
Top Channel/ Studentët e Politeknikut thirrje te Ekonomiku për bojkot: Bashkohuni me ne
02/11 11:38
Top Channel/ Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar
02/11 11:10
Top Channel/ E reja humb kontrollin, merr para këmbësoren, pamje nga përplasja fatale e 67-vjeçares
02/11 11:03
Top Channel/ Masa ‘detyrim paraqitje’, Berisha paraqitet në Spak
02/11 10:50
Top Channel/ Diskutohet projektligji për buxhetin 2027 për mjedisin, infrastrukturën dhe ekonominë
02/11 10:25
Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05