Në vitin 1970, një i ri shqiptar u zhduk misteriozisht gjatë shërbimit ushtarak në Fier dhe familja e tij nuk mori kurrë një përgjigje të qartë për fatin e tij. Prej 56 vitesh, vëllai i tij, Kujtim Aruçi, endet në dyert e institucioneve duke kërkuar të vërtetën. Mes dokumenteve, letrave dhe përgjigjeve kontradiktore, familja jeton ende me dhimbjen e një misteri që nuk u zbardh kurrë. Një histori tronditëse për zhdukjen, heshtjen dhe pritjen që zgjat prej më shumë se pesë dekadash.