U qëllua për vdekje nga polici/ Xhaxhai i Klodian Rashës: Djali doli për të pirë kafe
08/12/2020 11:09

Xhaxhai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, që mbeti i vrarë rreth orës 01:45 si pasojë e mosbindjes së urdhrit të ndalimit nga policia, kërkon që ngjarja të zbulohet deri në fund. Ai tha se nipi i tij nuk ka pasur armë me vete, ndërsa thotë se ngjarja fillimisht iu njoftua në mënyra të ndryshme: “Në fillim na thanë djali është arrestuar nga policia. Dhe ky ka shkuar sikur është arrestuar. Pastaj kanë thënë se djali ka bërë aksident me policinë. Pastaj kanë thënë se ka vdekur. Djali ka dalë për të pirë kafe. Ka pasur dy kokrra hurma në dorë i ka lënë në ballkon. Kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund.Vëllai më ka thënë se djali nuk ka pasur asgjë me vete se nuk ka armë në shtëpi. Apelin policisë prej nesh që këtë punë ta zbardhë deri në fund si të jetë në punë”. Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima ka qenë i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për “Heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016”. Punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, i ka bërë thirrje të ndalonte, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Policia njofton se i gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur 25-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërkohë policia njoftoi se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Top Channel/ Fluks virozësh në Elbasan. Mjekët thonë se janë rritur edhe shtrimet në spitale
29/10 15:26
Top Channel/ Protesta, dita e 17 pa dhunë. Pjesëmarrja bie, studentët marshojnë
29/10 15:24
Top Channel/ Biznesi kundër taksave të reja. AmCham kërkon rishikim, transporti qytetas do lehtësira
29/10 15:23
Top Channel/ Shëndetësia kryeson buxhetin. Më shumë fonde për ministritë, SPAK i shtohen paratë
29/10 15:22
Top Channel/ Berisha kërkon në Google, Hasani dëgjon “rock”, Mile sheh sedilje makinash
29/10 15:22
Top Channel/ Veliaj refuzon ushqimin. Shenjë protestë ndaj transferimit nga Durrësi në Fier
29/10 15:22
Top News – Meta e Kryemadhi kërkojnë vijimin e gjyqit. Gjykata i refuzon dhe cakton një avokat
29/10 14:57
Top News – ‘Veliaj’ ndez debate brenda grupit të PS. Çuçi i kërkon llogari Gogut për transferimin
29/10 14:26
Top News – Ligje mes flakadanëve. Tensione në seancë, Berisha bllokohet, Rama voton e ikën
29/10 13:49
Top News – AmCham kundër paketës fiskale: Politikat sociale, jo në kurriz të klimës së biznesit
29/10 13:36
Top Channel/ Policia heq gardhin metalik para Kuvendit, protestuesit janë larguar
29/10 13:35
Top Channel/ Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja
29/10 13:12
Top News – Dështon protesta para Kuvendin, pjesëmarrje e ulët, policia heq gardhin metalik
29/10 12:43
Top Channel/ Armët historike në Gjirokastër! Muzeu i Forcave të Armatosura çel ekspozitën
29/10 12:29
Top Channel/ Festa e shegës në Lezhë! Fruti i njohur përdoret në receta të veçanta
29/10 12:29
Top Channel/ “ E kemi pa avokat, unë do vazhdojë mbrojtjen…” Monika Kryemadhi në SPAK
29/10 12:27
Top Channel/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina
29/10 12:26
Top Channel/ Kundërshtohet paketa fiskale! Dhoma Amerikane paralajmëron: Rritja e taksave mund të…
29/10 12:25
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro! Pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 12:24
Top News – Përplasje në PS për Veliajn. Çuçi i kërkon llogari Gogut – Jep dorëheqjen!
29/10 12:17