Turqia dërgon sërish anijen Oruc Reis pranë ishullit grek, përgjigjet Athina: Nuk shantazhohemi…
12/10/2020 12:40

Pavarësisht se në takimin e Bratislavës dy ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Greqisë, Cavusoglu dhe Dhendias ranë dakord që ditët në vijim të jepet data e fillimit të bisedimeve mes dy vendeve për zgjidhjen e konfliktit në Egje dhe Mesdhe në lidhje me ZEE dhe kufijtë detare, tensioni ka vazhduar edhe orët e fundit. Në fillim Ankaraja ka lëshuar një Naftex të re duke bllokuar prej datës 22 tetor zonën detare pranë ishullit grek Kastelorizo, vetëm 6,5 milje detare larg tij, duke dërguar atje përsëri anijen Oruc Reis e cila do të kryeje kërkimeve për hidrokarbure. Menjëherë është përgjigjur Ministria e Jashtme greke e cila thekson në deklaratën e saj se ky veprim është një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë. “Greqia nuk shantazhohet ndaj ftojmë Turqinë të tërheqë këtë vendim pasi në këtë mënyrë shmang në mënyrë sistematike të Drejtën Ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë duke minuar çdo përpjekje dialogu” –përfundon deklarata. Madje Greqia është kundërpërgjigjur me një Naftex nga ana e saj duke theksuar se naftex-i turk i përket zonës detare që është nën sovranitetin e Greqisë ndaj dhe është i paligjshëm. Zhvillimi i fundit vjen në një moment kur Ankaraja ka dërguar edhe anijen tjetër kërkimore Barabaros në jug të Qipros, ndërsa ne Qipron veriore, shtet që njihet vetëm nga Turqia zhvillohen zgjedhjet për qeverinë e re. Tensionet greko-turke dhe dërgimi i anijeve kërkimore Barbaros dhe Oruc Reis ne ujerat e Qipros dhe te Greqisë do të jenë orët e ardhshme pjese e diskutimeve te samitit te ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian , katër ditë para samitit të lartë te BE.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB