Trump: Pas al Baghdadit është vrarë dhe pasuesi i tij
29/10/2019 19:36

Pas Abu Bakr al Baghdadit, edhe pasuesi i tij kryesor është vrarë nga trupat amerikane. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim në twitter. “Sipas të gjitha gjasave ai kishte marrë rolin e liderit të ISIS-it. Por tani edhe ai është vrarë”, shkruan presidenti amerikan. Ai nuk specifikon se kujt i referohet, por të hënën, Pentagoni kishte konfirmuar vrasjen e Abu al Hassan al Muhajir, zëdhënës i ISIS dhe figurë e një rangu të lartë në grupin xhihadist. Aksioni gjatë të cilit si al Baghdadi ashtu edhe pasuesi i mundshëm i tij, humbën jetën, nisi nga baza irakiene Erbil, me një udhëtim prej 70 minutash që ka detyruar patrullën ajrore të fluturojë në kuotë të ulët. Pasi kanë mbërritur mbi objektiv, helikopterët kanë lëshuar dy bomba për të shpërndarë personelin e sigurisë dhe për të parandaluar një përplasje në ulje. Mbikqyrja, e realizuar me ndihmën e forcave demokratike siriane, zgjaste prej të paktën pesë muajsh. Al Baghdadi qëndronte shumë pranë fshatit Barisha, dhe pak më larg Idlibit. Bashkë me të ishin edhe bashkëhsortet, dy prej të cilave kanë aktivizuar jelekët me tritol, kur kanë parë marinsat dhe i kanë dhënë fund jetës, ashtu sic bëri al Baghdadi me fëmijët që kish marrë me vete në tunelin pa krye. Ndërkohë, që kanë qenë një palë të mbathura, që një spiun i forcave demokratike siriane, të udhëhequra ngfa kurdët i kish vjedhur al Baghdadit, ato që kanë provuar identitetin e tij përmes një testimi ADN-je. Vetë Trump e ka minimizuar rolin e forcave kurde në aksion, duke thënë se ato kishin dhënë informacione ndihmëse por se nuk kishin luajtur një rol ushtarak. Por komandantë lokalë thanë se forcat demokratike siriane, luajtën një rol të rëndësishëm në aksionin që u finalizua me vdejkjen e al Baghdadit.

Top Channel/ “Hakmarrje për vrasjen e Larijanit”: Raketat e Iranit vrasin dy persona në Tel Aviv!
18/03 12:08
Top Channel/ Vjenë, bie skela në një kantier ndërtimi: Vdesin tre shqiptarë të Kosovës!
18/03 11:50
Top Channel/ Trump, presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prodhimin e armëve!
18/03 11:48
Top Channel/ Putin, i “tmerruar” pas vrasjes së Khameneit? Moska bllokon Telegram dhe WhatsApp!
18/03 11:48
Top News – Nga marangoz te shofer kamioni, punët më pak të rrezikuara nga Inteligjenca Artificiale
18/03 11:29
Top News – SHBA nuk ka nevojë për NATO-n! Trump i tërbuar pas refuzimit për Ngushticën e Hormuzit
18/03 11:23
Top News – Godet Izraelin me bomba thërrmuese / Irani hakmerret për vrasjen e shefit të sigurisë
18/03 11:18
Top News-USS Gerald Ford për riparime në Kretë / Zjarr në bord, tualete të bllokuara e moral të ulët
18/03 11:17
Top News – Evropa të përgatitet për sulme me dronë / Paralajmëron Zelenski: Terroristët janë gati
18/03 11:11
Top News – Doktrina bërthamore e Iranit nuk ndryshon / ‘Ngushtica e Hormuzit me protokoll të ri’
18/03 11:07
Top News – Mos më harroni mua! Zelenski në turne, gjithë vëmendja e botës te Irani
18/03 11:06
Top News – Kinezi trafikant…milingonash / Arrestohet me 2 mijë insekte duke u larguar nga Kenia
18/03 10:59
Top News – Nuk ka asnjë vend të sigurt në Rusi / Kremlini në ethe: Dronët ukrainas, të frikshëm
18/03 09:38
Top News- Putini i tmerruar pas vrasjes së Khameneit: Moska bllokon rrjetet sociale
17/03 23:00
Top News- “Jam gjallë”, Netanyahu hedh poshtë sërish aludimet se e kanë vrarë
17/03 22:30
Top News- Greqia i thotë ‘JO’ Trumpit/ Mitsotakis: Nuk marrim pjesë në operacione ushtarake
17/03 22:27
Top News- Gati sulmi tokësor i SHBA kundër Iranit, anija luftarake e marinës në Lindjen e Mesme
17/03 22:06
Top News- Arabia Saudite kishte parashikuar luftën, tubacion për naftën që para 45 viteve
17/03 22:05
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
DIGITALB DIGITALB