Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Irakun me sanksioneve të ashpra, nëse vihen në jetë thirrjet e parlamentit vendas për dëbimin e trupave amerikane.“Ne kemi atje një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë. Ka kushtuar miliarda dollarë për ta ndërtuar. Do të largohemi vetëm nëse na i kthejnë mbrapsht ato para”, u tha ai gazetarëve.