Vrasja e gjeneralit/ Rriti çmimin e naftës me 4%
03/01/2020 18:54

Çmimi i naftës u rrit me 4% pas lajmit të vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani, i konsideruar si njeriu që mund të ishte lideri i ardhshëm i Iranit. Vdekja e kësaj figure të fuqishme të republikës islamike pas një sulmi ajror amerikan të urdhëruar nga vetë Donald Trump, rrezikon të përflakë tensionet në Lindjen e Mesme. Presidenti Iranian Hassan Rouhani doli menjëherë me një deklaratë ku zotohej për shpagim. Eksperti Jeffrey Halley mendon se objektivat e parë të zemërimit Iranian mund të jenë rafineritë dhe cisternat e naftës. Halley duket se nuk është i vetmi të cilit i ka shkuar në mendje një gjë e tillë, e kjo u reflektua qartë në kapërcimin e beftë që pati kuotimi i arit të ri në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës u rrit me më shumë se 14% në muajin shtator pas sulmeve të koordinuara mbi rafineritë saudite të naftës, të cilat e reduktuan me 5% furnizimin global të naftës. Vrasja e gjeneralit është parë me shqetësim të madh për të gjithë pasojat që ajo mun të sjellë. Kina ishte ndër vendet e para që reaguan me thirrjet për vetëpërmbajtje. “Sovraniteti i Irakut, pavarësia dhe integriteti territorial duhen respektuar; paqja dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme duhet të ruhet. i bëjmë thirrje të gjitha palëve, por sidomos Amerikës, të ruajnë qetësinë dhe vetëpërmbajtjen, me qëllimin që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve”, tha Geng Shuang, zëdhënës i ministrisë së jashtëm kineze. Rusia gjithashtu reagoi duke folur për “ një veprim aventuresk e të rrezikshëm” . Shumë nga banorët e Teheranit, vrasjen e gjeneralit e interpretojnë si “ftesë për luftë”. “Fatkeqësisht, Trump veproi në mënyrë të njëanshme; ai thotë se nuk e dëshiron luftën me Iranin, por kjo që ndodhi praktikisht na shtyn drejt luftës. Kjo mund të ketë pasoja serioze për vendet e rajonit”, tha një banor. Në Irak ndërkohë, grupe protestuesish anti-qeveritarë e me këngë e valle lajmin e vrasjes së komandantit të lartë Iranian. Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë shtuar ndjeshëm pas sanksioneve ekonomike të SHBA që dëmtojnë ekonominë iraniane. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj instalimeve të naftës, depove të armëve të milicisë si dhe bazave ushtarake që strehojnë forcat amerikane.

Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30