Trombofilia është një problematikë shëndetësore që në shtatzëni mund të sjellë rrezik të madh për fëmijën. Shumë aborte mund të ndodhin për shkak të trombofilisë, por ajo mund të ndikojë gjithashtu edhe në fertilizim. Por çfarë duhet të dimë më tepër për trombofilinë. I ftuar: Sotiraq Lako, hematolog Programi i shëndetit "Hipokrati" vjen në këtë sezon i rikonceptuar me fokus informacionin e shkurtër dhe utilitar. "Hipokrati" sjell filozofinë e jetesës së shëndetshme, synon të jetë guida e njerëzve, pacientëve në përballjen me sëmundjen, duke promovuar mjekësinë e sigurtë. Çdo të shtunë, ora 15:40