Një shpërthim me tritol tronditi Tiranën mbrëmjen e së enjtes në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Lëna plasëse ishte vendosur në mjetin e prokurorit Arjan Muça, i cili ishte i parkuar në një qendër tregtare, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Arjan Muca është i komanduar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si inspektor. Ndërsa me heret ka qenë oficer tek ish prokuroria e krimeve të rënda dhe ish prokuror në Gjirokastër. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Gentiana Muça është gjyqtare në Apelin Administrativ, ndaj një dyshim është se shpërthimi mund të ketë qenë edhe ndaj saj.