Para disa ditësh pati jehonë lajmi i një rekordi të ri botëror në fushën e artit. Një vepër e piktorit francez, Claude Monet, ishte blerë për plot 110.7 milionë dollarë, në ankand. Shitja e pikturës së serisë “Mullarët e kashtës”, rezulton gjithashtu rekord, edhe sepse është hera e parë, që një pikturë impresionisti, kalon shifrën e 100 milionë dollarëve.