Transportonte 26 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Korçë
15/03/2021 10:52

Korçë- Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për transportim të emigrantësh të paligjshëm kundrejt fitimit. Sipas policisë të arrestuarit janë P. M., 17 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq; K. R., 24 vjeç, banues në Korçë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. Ç., 24 vjeç, banues në Maliq. Shërbimet e Policisë, kanë kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, në Maliq, mjetin furgon tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin P. M., i cili kundrejt shpërblimit po transportonte në drejtim të Tiranës, 26 emigrantë të paligjshëm. Nga kontrolli i dokumentacionit të 17-vjeçarit, rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet që shtetasit K. R.,(i arrestuar) dhe R. Ç., (i shpallur në kërkim) ishin bashkëpunëtorët e shtetasit P. M., në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. U kap duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, me një mjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 1 shtetas. Procedohen edhe 2 bashkëpunëtorët e tjerë të dyshuar të tij, njëri prej të cilëve u arrestua në flagrancë dhe tjetri u shpall në kërkim. Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve P. M., 17 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq; K. R., 24 vjeç, banues në Korçë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. Ç., 24 vjeç, banues në Maliq. Shërbimet e Policisë, kanë kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, në Maliq, mjetin furgon tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin P. M., i cili kundrejt shpërblimit po transportonte në drejtim të Tiranës, 26 emigrantë të paligjshëm. Nga kontrolli i dokumentacionit të 17-vjeçarit, rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet që shtetasit K. R.,(i arrestuar) dhe R. Ç., (i shpallur në kërkim) ishin bashkëpunëtorët e shtetasit P. M., në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15
Top Channel/ Veliaj denoncon “rrëmbimin”. Kërkon hetim. GJKKO: Nuk kemi kompetencë
03/11 15:11
Top Channel/ Reforma e vonuar, kosto 228 mln euro. KLSH: Pengohet financimi i Planit të Rritjes
03/11 15:02
Top News – Pretendimet për votimin elektronik. Celibashi: Nuk mbahet nëse PD është kundër
03/11 14:09
Top Channel/ Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, dy makina përplasen mes tyre, plagoset një pasagjer
03/11 14:01
Top News – Vizita e Toni Gogut dhe transferimi. Avokati i Veliajt: Po shqyrtojmë kallëzimin penal
03/11 13:59
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier/ Berisha: Rama po bën gjithçka mos humbasë Tiranën
03/11 13:55
Top News – I akuzuar në dosjen e ‘SHISH’. Apeli i posaçëm zbut masën e sigurisë për kryekamarierin
03/11 13:52
Top News – Asnjë gjurmë nga grabitësi i bankës/Autori vodhi 60 mijë euro dhe u arratis me monopatinë
03/11 13:06
Top Channel/ Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen
03/11 13:05
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, 6 persona të plagosur
03/11 12:58
Top Channel/ Pika kufitare me Greqinë mbyllet katër orë më gjatë, shërbimi nga 07:00 në 21:00
03/11 12:47
Top Channel/ Banorët të shqetësuar nga përmbytjet dhe erozioni, kërkojnë prita mbrojtëse në lumë
03/11 12:46
Top Channel/ Anijet gjermane, italiane e spanjolle në stërvitje detare e ajrore me flotën shqiptare
03/11 12:46
Top Channel/ Alarm kibernetik në Greqi/ Hakerët ndërhyjnë te frigoriferët e bizneseve
03/11 12:46
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për 17 nëntor, GJKKO thotë se nuk u njoftua për transferimin
03/11 12:25
Top Channel/ Bojkotojnë mësimin dhe i bëjnë thirrje të gjithëve të bashkohen me ta
03/11 12:24