Transportonin emigrantë të paligjshëm dhe mbanin armë, kapen dy të rinjtë në Korçë
10/03/2021 13:53

Dy të rinj, të cilët po lëviznin drejt Tiranës me një makinë që kishte pasagjerë emigrantë të paligjshëm janë arrestuar në fshatin Zvezdë të Maliqit. Njëri prej tyre mbante armë të ftohtë në mjet, ndërsa tjetrit iu gjet në banesë pajisje municionesh pa leje. Sipas policisë, 20-vjeçarit që drejtonte mjetin i është kërkuar të ndalojë, por nuk i është bindur. Më pas është ndjekur dhe është kapur bashkë me shtetasin R. Z. Njoftimi i policisë: U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre mbante armë të ftohtë në mjet, ndërsa tjetrit iu gjet në banesë pajisje municionesh pa leje. Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. Z., 20 vjeç dhe R. Z., 23 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë. Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se dy shtetas po transportonin me një mjet tip “Benz”, emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kanë organizuar shërbimet dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq. Drejtuesit të mjetit, shtetasit G. Z. i është bërë me shenjë të ndalonte, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes ai është kapur dhe neutralizuar së bashku me shtetasin R. Z. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu ishte premtuar kalimi për në vendet e BE-së, si dhe një dorezë metalike pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, nga këqyrja e telefonit celular të shtetasit G. Z., u gjetën disa pamje filmike ku ky shtetas, së bashku me R. Z., shfaqeshin duke qëlluar në ajër, me armë zjarri tip automatik. Nga kryerja e kontrolleve të mëtejshme, në banesën e shtetasit R. Z. u gjet një krehër automatiku pa fishekë, ndërsa në vendin ku këta shtetas kishin qëlluar në ajër me armë zjarri, u gjetën gëzhoja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15
Top Channel/ Veliaj denoncon “rrëmbimin”. Kërkon hetim. GJKKO: Nuk kemi kompetencë
03/11 15:11
Top Channel/ Reforma e vonuar, kosto 228 mln euro. KLSH: Pengohet financimi i Planit të Rritjes
03/11 15:02
Top News – Pretendimet për votimin elektronik. Celibashi: Nuk mbahet nëse PD është kundër
03/11 14:09
Top Channel/ Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, dy makina përplasen mes tyre, plagoset një pasagjer
03/11 14:01
Top News – Vizita e Toni Gogut dhe transferimi. Avokati i Veliajt: Po shqyrtojmë kallëzimin penal
03/11 13:59
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier/ Berisha: Rama po bën gjithçka mos humbasë Tiranën
03/11 13:55