Bashkia e Tiranës do të nisë transformimin e Bulevardit “Zogu I” për t’i dhënë jo vetëm një pamje të re, por edhe një impuls ekonomik gjithë kësaj zone. Krahas punës për rikonstruksionin e këtij Bulevardi, projekti parashikon edhe rehabilitimin e fasadave në të dy anët e saj, krijimin e lulishteve të vogla etj.