Trajneri i vojejbollit i Tiranës, Ardian Gorenca, vlerësohet me Medaljen e Mirënjohjes
25/01/2021 14:33

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderoi me Medaljen e Mirënjohjes së qytetit një nga figurat më të shquara të volejbollit shqiptar, trajnerin e ekipit të vajzave, Ardian Gorenca. Gjatë një ceremonie surprizë, me rastin e daljes së tij në pension, “Sport Klub Tirana” dhe kryebashkiaku Veliaj i shprehën atij mirënjohjen për kontributin e dhënë ndër vite, duke trajnuar mbi 10 breza të ekipit elitë të volejbollit të vajzave në Shqipëri. “Të themi faleminderit për kujtimet e bukura, energjinë, zellin dhe dashurinë që i ke dhënë kësaj skuadre, por edhe qytetit. Skuadra që ke ndërtuar me kaq shumë mund e djersë,është shija që i ke dhënë qytetit, si ajo ‘kripa për gjellën’. Të falenderoj shumë sepse ke qenë shija e qytetit tonë”, u shpreh ai. Kryebashkiaku tha se trajneri Gorenca u ka mësuar brezave të volejbollit të Tiranës shpirtin e karakterit të skuadrës. “Dalja në pensionështënjë fazë tjetër e jetës, por mund të japësh ende kontribut, ka ende produktivitet, jep ende këshilla dhe energji. Ka shumë njerëz që merren me sport për të mbajtur trupin në formë, por unë besoj se është më shumë se kaq; marrja me sport të mban në formë karakterin. Vajzave të ekipit të Tiranës u ke mësuar karakterin, prandaj të falenderoj”, u shpreh ai. Trajneri me një karrierë të gjatë dhe mjaft trofe mbi supe, u shpreh i emocionuar për vlerësimin, duke ia atribuuar suksesin e tij vajzave të ekipit të Tiranës ndër vite. “Nuk e prisja, është një respekt shumë i madh. Për mua, është diçka madhështore. Suksesin e kemi arritur falëvajzave. Ju falënderoj nga zemra”, u shpreh ai. Ardian Gorenca ka koleksionuar trofe dhe tituj të panumërt, si me ekipin e të rejave dhe me atë të të rriturave, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, ekipi i Tiranës ka qenë fitues i kampionatit kombëtar në vitet: 1992, 1994, 2008, 2009, 2010, 2013, fitues i Kupës së Shqipërisë në vitet 2008, 2012 dhe 2013, si dhe fitues i Superkupës në volejboll për femra, duke u renditur mes më të mirëve për sa i përket suksesit dhe numrit të trofeve. Bardheblutë janë gjithashtu fitues të Superkupës Mbarëkombëtare në vitin 2011. Nën drejtimin e tij, ekipi i vajzave të Tiranës ka arritur një nga rezultatet më spektakolare të volejbollit të femrave shqiptare, si ai i sezonit 1994-1995, ku ekipi bardheblu u rendit ndër 8 më të mirët në Kupën e Kampioneve në Europë, sikurse pjesëmarrja në Turneun e Katërt Ndërkombëtar të Femrave në Partinico (Itali) në 1992, ku mori medaljen e argjendit.

Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23