Juela Nikolli rrëfen tragjedinë që i mori dashurinë e jetës, partneri i ndjerë që e konsideron sot engjëllin e saj mbrojtës. Këngëtarja flet për eksperiencën në “Big Brother VIP 5”, raporti me Rogertin dhe Mirin. Përplasja me Selin dhe Gertën, po me Brikenën do ta vijojë miqësinë jashtë shtëpisë? Angelo Haruni rrëfen jetën e tij pa filtra. Problemet ekonomike dhe puna që nisi që në moshën 16-vjeçare. Beteja e vëllait me lëndët narkotike, momenti kritik kur Angelo iu lut për herë të parë Zotit. Pse gazetari e quan veten një romantik të pashpresë.