Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës me përfaqësuesin e saj në Spanjë, Eduard Hysenin çeli zyrën e Konsulencës për Turizmin në Palma de Mallorca. Përveç promovimit të vizitave të spanjollëve në Shqipëri, kjo zyrë, e cila është hapur brenda muajit mars, synon të krijojë më shumë bashkëveprim me kompanitë turistike dhe hoteliere në Spanjë. Disa media spanjolle duke filluar nga “Diario de Mallorca” dhe “Hosteltur” i kanë kushtuar artikuj përpjekjeve të Shqipërisë për të zhvilluar sektorin e turizmit dhe rëndësisë që ka krijimi i kësaj zyre në përftimin e investitorëve spanjollë.